| Per Fillestaret |
|
|
|
| Shkruajtur nga Ardit Hoxhllaku |
| E hënë, 03 Janar 2010 02:44 |
|
Pyetje: a je mysliman? Përgjigje: PO jam mysliman elhamdulil-lah Pyetje: Çfarë kuptimi ka të thuash jam mysliman? Përgjigje: Të dish se All-llahu xh.sh është një, vërtetimi i kuranit dhe vërtetimi i Pejgamberit a.s. Pyetje: Nga cili moment je mysliman? Përgjigje: Jam mysliman që në momentin kur kemi thënë “bela” Pyetje: Çfarë do të thotë “bela”? Përgjigje: Bela është koha kur All-llahu xh.sh krijoi shpirtrat dhe i pyeti “elestu bi rabbikum” (a nuk jam Unë Zoti juaj)?Të gjithë shpirtrat u përgjigjen: Bela po Ti je Zoti ynë. Kjo kohë quhet “bela”. Pyetje: Kush është Zoti yt? Përgjigje: Zoti im është All-llahu xh.sh. Pyetje: Kush të ka krijuar? Përgjigje: Më ka krijuar All-llahu xh.sh. Pyetje: Robi i kujt je? Përgjigje: Unë jam robi i All-llahut xh.sh. Pyetje: Çfarë u thua atyre që të pyesin sa zota ka? Përgjigje: Unë u them All-llah është një. Pyetje: Çfarë është argumenti që All-llah xh.sh është një? Përgjigje: Argument është vërseti i parë i sures Ihlas. Pyetje: Cili është kuptimi i tij? Përgjigje: Thuaj Zoti është një. Pyetje: Cili është argumenti logjik se All-llahu xh.sh është një? Përgjigje: Ekzistimi i kësaj bote dhe vazhdimi i sajë me rregullsi të plotë. Pyetje: A është i lejuar mendimi mbi All-llahun xh.sh? Përgjigje: Nuk është i lejuar sepse mendja nuk arrin që ta mendojë All-llahun xh.sh. por lejohet të mendohen cilësitë e Tij. Pyetje: Çfarë është imani jeis? Përgjigje: Imani reis është besimi në momentin e vdekjes si Faraoni. Pyetje: A është i vlefshëm ky besim? Përgjigje: Jo nuk është nuk vlefshëm. Pyetje: Çfarë është pendimi jeis? Përgjigje: Pendimi jeis, është pendimi që bëhet në momentin e vdekjes. Pyetje: A është i vlefshëm ky pendim? Përgjigje: Po është i vlefshëm. Pyetje: Cila është feja jote? Përgjigje: Feja ime është Islami. Pyetje: Cili është libri yt? Përgjigje: Libri im është kurani i madhërishëm. Pyetje: Cila është kibla jote? Përgjigje: Kibla ime është Qabja e madhërishme. Pyetje: Pasardhësi i kujt je? Përgjigje: Jam pasardhësi i Ademit a.s. Pyetje: Nga cili popull je? Përgjigje: Jam nga populli i Ibrahimit a.s. Pyetje: Nga cili ummet je? Përgjigje: Jam nga ummeti i Muhammedit a.s . Pyetje: Ku ka lindur Pejgamberi a.s, ku ka ndërruar jetë dhe ku ndodhet tani? Përgjigje: Pejgamberi a.s ka lindur në Mekë dhe në moshën pesëdhjetë vjeçare ka emigruar në Medine. Në Medine ka ndërruar jetë dhe tanë gjendet i varrosur në “Ravdatul Mutah-hara” Pyetje: Sa emra ka Pejgamberi a.s? Përgjigje: Emra të bukur ka plotë por këto katër emra duhet ti dimë; Muhammed, Mustafa, Ahmed dhe Mahmud a.s. Pyetje: Cili është emri me i përdorur i Pejgamberit a.s? Përgjigje: Muhammed Mustafa s.a.v.s. Pyetje: Cili është emri i babait të Pejgamberit a.s? Përgjigje: Abdull-llah. Pyetje: Cili është emri i nënës së Pejgamberit a.s? Përgjigje: Amine. Pyetje: Cili është emri i nënës së qumështit të Pejgamberit a.s? Përgjigje: Halime Hatun. Pyetje: Cili është emri i gjyshit? Përgjigje: Abdul Muttalib. Pyetje: Cili është emri i gjyshes? Përgjigje: Shifa Hatun. Pyetje: Në çfarë moshe i ka ardhur shpallja Pejgamberit a.s? Përgjigje: Shpallja i ka ardhur në moshën dyzet vjeç. Pyetje: Sa vjet ka zgjatur pejgamberia? Përgjigje: Ka zgjatur 23 vjet. Pyetje: Në çfarë moshe ndërroi jetë Pejgamberi a.s? Përgjigje: Pejgamberi a.s ka ndërruar jetë në moshën 63 vjeçe. Pyetje: Sa vajza ka pasur Pejgamberi a.s? Përgjigje: Pejgamberi a.s ka pasur 4 vajza; 1- Zejneb, 2- Rukkije, 3- Ummu Kulthum, 4- Fatime (r.a). Pyetje: Sa djem ka pasur Pejgamberi a.s? Përgjigje: Pejgamberi a.s ka pasur 3 djem; 1- Kasim, 2- Abdull-llah (emri tjetër Taj-jib), 3- Ibrahim (r.a). Pyetje: A mund ti numëroni gratë e Pejgamberit a.s? Përgjigje: Po mund ti numëroj: Hatixhe, Sevde, Aishe, Hafsa, Zejneb bin Huzejme, Umi Seleme, Zejneb binti Xhahsh, Xhuvejrije, Ummu Habibe, Safije, Mejmune, Marije. Hy. Hatixheja është gruaja e parë e Pejgamberit a.s. Hy.Hatixheja ka qenë 15 vjet më e madhe se Pejgamberi a.s dhe kanë jetuar 25 vjet bashkë. Pyetje: A mund të më tregosh përse Pejgamberi a.s është martuar me më tepër se një grua pas moshës 53 vjeçe? Përgjigje: Pejgamberi a.s është martuar me më tepër se një grua pas moshës 53 vjeçe për të lidhur fiset me njëri-tjetrin dhe për ti futur në fenë Islame. Gjithashtu është martuar me to për tu mësuar fenë Islame me hollësi grave myslimane me anë të grave të Tij. Disa gra i ka marrë për ti shpëtuar nga mundimet e disa i ka marrë për tu ruajtur nderin. Qëllimi kryesor është që me anë të grave të Tij tu mësojë Islamin grave të tjera. Pyetje: Cila nga gratë e Pejgamberit a,s ka ndërruar jetë e fundit? Përgjigje: Hz. Aishja. Pyetje: Kush është dhe do të jetë njeriu më i lartë? Përgjigje: Është hz. Muhammedi a.s. Pyetje: Sa nipa ka Pejgamberi a.s? Përgjigje: Pejgamberi a.s ka dy nipa. 1- Hasan, 2- Husejn r.a. Pyetje: Fëmijët e kujt janë këta? Përgjigje: Këta janë fëmijët e hy. Aliut dhe hy. Fatimes r.a Pyetje: Kujt i thuhet Pejgamber? Përgjigje: Pejgamber i thuhet atij që e ka obliguar All-llahu xh.sh për tu treguar ligjet e All-llahut xh.sh njerëzve. Pyetje: Sa është numri i Pejgamberëve? Përgjigje: Sipas një transmetimi të cilin e ka transmetuar Pejgamberi a.s numri i tyre është 124 mijë ndërsa sipas një transmetimi tjetër thuhet se numri i tyre është 224 mijë. Pyetje: Sa është numri i Pejgamberëve të përmendur në Kur’an? Përgjigje: Numri i tyre është 28. Pyetje: A mund ti numërosh emrat e tyre? Përgjigje: Po mund ti numëroj: Adem, Idris, Nuh, Hud, Salih, Ibrahim, Lut, Ismail, Is’hak, Jakub, Jusuf, Ej-jub, Iljas, Eljesa, Dhulkifl, Zekerija, Jahja, Isa Uyejr, Llokman, Dhulkarnejn dhe Hy. Muhammed Mustafa (s.a.v.s). Për Uzejrin, Llokmanin dhe Dhulkarnejnin disa thonë se kanë qenë të dashurit e All-llahut xh.sh. Pyetje: Në cilën datë ka lindur dhe në cilën datë ka ndërruar jetë Pejgamberi a.s? Përgjigje: Ka lindur me datë 12 të muajit Rebiul Evvel të vitit 571 dhe ka ndërruar jetë me datë 12 Rebiul Evvel të vitit 632. Pyetje: Në cilën datë emigroi Pejgamberi a.s nga Meka për në Medine? Përgjigje: Emigroi në vitin 622 i cili u shënua dhe fillimi i kalendarit Hixhri. Pyetje: Çfarë është Meleku? Përgjigje: Meleku është krijesë të cilën All-llahu xh.sh e ka krijuar nga drita dhe mund të futet në çdo formë. Melekët e adhurojnë All-llahun xh.sh pa ndërprerje dhe nuk bëjnë gabime. Pyetje: Kush janë katër melekët e mëdhenj? Përgjigje: Katër melekët e mëdhenj janë: Xhebraili, Mikaili, Israfili dhe Azraili a.s. Pyetje: Cilët janë katër librat e mëdhenj dhe kujt Pejgamber i kanë zbritur? Përgjigje: Tevrati Musait a.s, Zeburi Davudit a.s, Inxhili Isait a.s dhe Kur’ani Muhammedit a.s. Pyetje: Çfarë do të thotë Suhuf, sa dhe kujt i kanë zbritur ato? Përgjigje: Suhuf do të thotë fletushka të cilat All-llahu xh.sh ua ka zbritur disa Pejgamberëve. 10 i kanë zbritur Ademit a.s, 50 Shitit a.s, 30 Idrisit a.s dhe 10 Ibrahimit a.s gjithsej bëjnë 100 fletushka. Pyetje: Sa medh’hebe janë? Përgjigje: Medh’hebet janë 2. Pyetje: Cilët janë ata? Përgjigje: Medh’hebi në veprim dhe medh’hebi në besim. Pyetje: Sa imam ka në medh’hebin në besim? Përgjigje: Ka dy imam. Pyetje: Kush janë ata? Përgjigje: Ata janë imam Ebu Muhammed Maturidi dhe imam Ebul Hasenil Esh’ari. Pyetje: Sa janë medh’bet në veprim? Përgjigje: Medh’hebet në veprim janë katër. Pyetje: Cilët janë ata? Përgjigje: Ata janë: Hanefi, Maliki, Shafi dhe Hanbeli. Pyetje: Cili është medh’hebi yt në besim? Përgjigje: Medh’hebi im në besim është “Ehli sunnet vel xhemat”. Pyetje: Cili është medh’hebi yt në veprim? Përgjigje: Medh’hebi im në veprim është Hanefi. Pyetje: Kush është imami ynë në besim? Përgjigje: Imami ynë në besim është imam Maturidi. Pyetje: Kush është imami në besim për medh’hebet Shafi, Maliki dhe Hanbeli? Përgjigje: Imami i tyre është imam Esh’ari. Pyetje: Nga është imam Maturidi? Përgjigje: Imam Maturidi është nga fshati Maturid të qytetit Samarkand. Pyetje: Kur ka ndërruar jetë imam Maturidi? Përgjigje: Ka ndërruar jetë në vitin 333 hixhri. Pyetje: Nga është imam Esh’ari? Përgjigje: Imam Esh’ari është nga Basra dhe ka ndërruar jetë në vitin 324 hixhri. Pyetje: Sa janë arsyet të cilat na e bëjnë të lejuar lënien e namazit kaza? Përgjigje: Janë tre arsye: 1-gjumi, 2- në rast lufte kur nuk gjen dot kohë për ta falur namazin dhe 3- harresa. Pyetje: A mund ti numëroni 32 farzet? Përgjigje: Po mund ti numëroj: 6 të besimit, 5 të islamit, 4 të abdesit, 3 të gushit, 2 të tejemmumit dhe 12 të namazit. Pyetje: Cilat janë kushtet e besimit? Përgjigje: Kushtet e besimit janë: Besimi ne All-llahun xh.sh, besimi në Melekët, besimi në Librat, besimi në Pejgamberët e Tij, besimi në ditën e fundit dhe besimi në caktimin e Tij nga i cili vjen e mira dhe e keqja. Pyetje: Cilat janë kushtet e Islamit? Përgjigje: Kushtet e Islamit janë: Deklarimi i shehadetit, falja e namazit, dhënia e zeqatit, agjërimi i Ramazanit dhe bërja e haxhit për ata që kanë mundësi. Pyetje: Cilat janë kushtet e abdesit? Përgjigje: Kushtet e abdestit janë: Larja e fytyrës, larja e krahëve duke përfshirë dhe bërrylat, bërja mes’h (fërkimi) kokës dhe larja e këmbëve duke përfshirë dhe kyçet. Pyetje: Cilat janë kushtet e guslit? Përgjigje: Kushtet e guslit janë: futja e ujit në gojë, futja e ujit në hundë dhe larja e gjithë trupit. Pyetje: A mund të na shpjegoni si merret gusli? Përgjigje: Në fillim bëj nijetin fshehurazi. Laj vendet e turpshme. Marr abdest. Në këtë moment i jap gojës dhe hundës ujë të bollshëm. Pas abdesit derdh ujë nga koka në mënyrë që ta lagu gjithë trupin këtë e bëj tre herë. Pastaj krahut të djathtë dhe krahut të majtë po nga tre herë. Në çdo herë e fërkoj trupin në mënyrë që të mos ngelë asnjë vend i pa lagur. E laj me kujdes vendin e unazës dhe vendin e kërthizës. Nëse kam ndonjë vend që nuk depërton ujin e pastroj me kujdes në mënyrë që edhe aty të laget nga uji. Femrat lagin dhe vrimat e veshëve. Pyetje: Cilat janë kushtet e tejemmumit? Përgjigje: Kushtet e tejemmumit janë: Bërja e nijetit dhe përplasja e duarve dy herë për tokë dhe fërkimi i pjesëve të duhura. Pyetje: Sa janë kushtet e namazit? Përgjigje: Kushtet e namazit janë: 12, 6 janë jashtë namazit e 6 janë brenda namazit. 6 jashtë namazit: pastrimi i përgjithshëm, pastrimi nga pa pastërtitë, mbulimi i trupit, drejtimi nga kibla dhe bërja e nijetit. 6 të cilat janë brenda në namaz: Tekbiri fillestar, qëndrimi në këmbë, këndimi i kur’anit, përkulja (rënia në ruku), rënia në sexhde dhe qëndrimi i fundit. Pyetje: Sa kohë namazi falen në një ditë? Përgjigje: Në një ditë falen pesë kohë namazi. Sabahu, dreka, iqindia, akshami dhe jacia. Pyetje: Sa rekatë kanë gjithsej këto kohë? Përgjigje: Sabahu ka 2 synet 2 farz, dreka 4 synet 4 farz 2 sznet, iqindia 4 synet 4 farz, akshami 3 farz 2 synet dhe jacia 4 synet 4 farz 2 synet dhe 3 namazi i vitrit. Pyetje: Çfarë duhet të bëhet nëse harron suren pa kënduar në namaz? Përgjigje: Duhet të bëjmë selvi sexhde (sexhde harrese). Pyetje: Në sa vende bëhet selvi sexhde? Përgjigje: Sehvi sexhde bëhet në vonimin ose harrimin e vaxhibit dhe vetëm në vonimin e farzit. Pyetje: Nëse nuk bëhet sehvi sexhde çfarë duhet të bëhet? Përgjigje:Nëse nuk bëhet namazi ngel i mangët. Pyetje: Si bëhet sehvi sexhdeja? Përgjigje:Në uljen e fundit pasi këndojmë ettehejjiatun japim selam në njërin ose në dy krahët dhe shkohet dy herë në sexhde, pas sexhdeve qëndrohet ulur. Pasi këndon lutjen e duhur jep selam. Pyetje: A mund ti numëroni disa vende ku duhet të b[het selvi sexhde? Përgjigje:Po mund ti numëroj. Kur harrojmë suren, tekbirin, lutjen e kunutit ose të dyja bashkë në namazin e vitrit. Qëndrimi i shumtë në uljen e rekatit të dytë duke kënduar pas ettehijjatit salavatet ose të paktën “allahumme sal-li ala muhammedin” Pyetje: Cilat janë netët në të cilat mundohemi ti kalojmë me adhurim? Përgjigje:Janë netët e mira. Pyetje: Sa net të mira janë? Përgjigje:Janë pesë net të mira: nata e mevludit, nata regaibit, nata e miraxhit, nata e beratit dhe nata e kadrit. Pyetje: Çfarë është nata e Mevludit? Përgjigje:Nata e mevludit është nata në të cilën ka lindur Pejgamberi a.s. Pyetje: Çfarë është nata e Regaibit? Përgjigje:Nata e Regaibit është nata në të cilën Amineja e ka kuptuar se është shtatzënë. Pyetje: Çfarë është nata e Miraxhit? Përgjigje:Nata e Miraxhit është nata në të cilën Pejgamberi a.s u ftua nga ana e All-llahut xh.sh në qiell dhe shëtiti jo vetëm qiellin por të gjithë botët, e cila është një mrekulli e pa përsëritshme. Pyetje: Çfarë është nata e Beraetit? Përgjigje:Nata e Beraetit është nata në të cilën ka zbritur Kurani nga Levhi Mahfudhi në qiellin e botës. Në këtë natë jepet begatia një vjetore për njerëzit dhe gjithashtu në këtë natë falen gjynahet e myslimanëve. Pyetje: Çfarë është nata e Kadrit? Përgjigje:Nata e Kadrit është nata në të cilën ka filluar ti zbresë Kurani Pejgamberit a.s nga qielli i tokës.
|
| LAST_UPDATED2 |
|
Një derë prej dyerve të xhennetit (Prindërit) |
| Ardit Hoxhllaku | |
|
Pagjumësia: Shkaktarja e qindra sëmundjeve |
| M.SHKODRANI | |
|
MARGARITARËT KËSHILLUES |
| Behxhet Jashari | |
|
Shkatërrimi i Mekkes dhe Medines |
| Nexhat Ibrahimi | |






![]() | Sot | 132 |
![]() | Dje | 345 |
![]() | Kete Jave | 477 |
![]() | Java e Fundit | 2997 |
![]() | Kete Muaj | 2833 |
![]() | Muaji i Fundit | 15627 |
![]() | Gjithesej | 99427 |
| Vehbi Ismaili |
Imami pas vetes nuk la vetëm kaq shërbime për atdheun e tij, kaq kujtime të mira dhe një komunitet shqiptaro-mysliman aq mirë të organizuar, por ai pas vetes la edhe një vitrinë librash, të cilat për rreth gjysmë shekulli i shkroi me dorën e tij, |
| Lexo të plotë... |
| Kushtet e Besimit (imanit) |
Besimi është pranimi dhe vërtetimi i gjithë urdhërave të All-llahut xh.sh të cilat na i ka përcjellur me anë të Pejgamberit tonë a.s. |
| Lexo të plotë... |