Skip to content
You are here: Hyrje Pyetje-Pergjigje Rreth Medh`hebeve
Rreth Medh`hebeve PDF Print E-mail
Shkruajtur nga Ardit Hoxhllaku   
E hënë, 03 Janar 2010 02:37

1- Pyetje: Në besim imami ynë pra i medh’hebit Hanefi është imam Maturidi, medh’hebet e tjera po këtë kane imam apo ndo nje tjetër?
Përgjigje: Imami i medh’hebe Shafi, Maliki dhe Hanbeli për çështjet e besimit është imam Ebul Hasenil Esh’ari r.h.

2- Pyetje: A është e mundur të zhduken ndryshimet midis medh’hebeve dhe të bashkohen ne nje medh’heb? Kur mund ti prijë njëri që është në medh’heb tjetër atij që është në medh’heb të ndryshëm me të? A mund të hynë në medh’hebet e njëri-tjetrit?
Përgjigje: Ndryshimet midis medh’hebeve nuk janë në bazë por janë në hollësitë e tyre. Namazi në çdo medh’heb është farz (obligim). Por në numrin e suneteve ose të vaxhibeve mund të ketë ndryshime. Çdo person i cili ndjek njërin prej këtyre medh’hebeve mund të prijë dhe mund të falë namazin pas njërit që është nga këto medh’hebet. Mjafton që personi i cili është imam të jenë me abdest të rregullt sipas atyre që janë xhemat dhe janë nga medh’hebet e tjera. Bashkimi i këtyre medh’hebeve nuk është i drejtë. Por një njeri që është në medh’hebin Shafi mund të dalin në medh’hebin Hanefi ose në të kundërt. Por nuk lejohet që sa herë të dojë të marri nga Hanefiu, Malikiu, Shafiu ose Hanbeliu, nuk lejohet që kur i intereson të marri nga njëri e kur nuk i intereson të marri nga tjetri.

3- Pyetje: Medh’hebet kur dhe si kanë dalur në pah?
Përgjigje: Pas periudhës së Sahabeve muxhtehidët (vendim marrësit) ishin pajësuar. Nga kjo arsye njerëzit filluan të ndjekin rrugën e atyre që ishin të aftë për të marrë vendime. Sipas mësimeve, përgjijeve të pyetjeve dhe sqarimet e temave të ndryshme filluan të marrin emrat e msuesve të tyre.

4- Pyetje: A ka ndonjë imam medh’hebi që ka ekzistuar por nuk ka arritur deri në ditët tona apo kanë qënë vetëm këto katër medh’hebet që janë sot?
Përgjigje: Imamllarët të cilët janë njohur më shumë në shekujt 2 dhe 3 janë imamllarët e katër medh’hebeve pra Imam Adham Ebu Hanife, Imam Malik, Imam Shafidhe Imam Ahmed bin Hanbel. Ndërsa në periudhën e Tabiinëvëve dhe të Tebei tabiinëve që kanë arritur gradën e muxhtehidit dhe nuk u kanë vazhduar medh’hebet janë: Ibrahim Nehai, Ibni Ebi Lejla, Ibni Shubrume, Sufjan Thevri, Hasan ibni Salih, Abdurrahman Evzai, Amr b.Harith, Lejs bin Sa'd, Abdullah ibni Ebi Xhafer, Is’hak bin Rahevejh, Ebu Ubejd Kaasim bin Selam, Ebu Thevr Bagdadi, Ibni Huzejme, Ibni Nasr Mervedhi, Ibni Mundheri Nisaburi, Davud Dhahiri, Ibni Xherir Taberi.

5- Pyetje: Ku dhe si e kuptojmë se medh’hebet janë të drejtë që japim vendim se janë të drejtë? Janë disa medh’hebe që janë krijuar në të njëjten kohë dhe në të njëjtin vend. Psh, si Zejditë, Xhaferitë dhe Hanefitë. Dhe veçanarisht themeluesi i Xhaferive është Xhaferi Sadiku, ky a është prej trashëguesve të diturisë së drejtë?
Përgjigje: Drejtësia e medh’hebit kuptohet nga përshtatja e të gjitha vendimeve që ka ai medh’heb me ligjet e Islamit si ne besim ashtu dhe në veprim. Ndërsa medh’hebit që nuk i përshtaten rregullat me ligjet e Islamit i vendoset emri medh’heb i devijuar. Krijimi i medh’hebeve në të njëjten kohë, në të njëtin vend apo dhe nga një shkollë nuk do tregon vërtetësinë ose devijimin e tyre. Imami i një medh’hebit nëse nuk ka devijuar nga komentimet e ajeteve, haditheve dhe nuk ka folur kundra ligjeve të Islamit atëherë kuptohet se ai është i drejtë. Psh Vasil bin Ata ishte nxënësi i Hasan Basriut r.h por u bë kryetari i medh’hebit mu’tezile i cili është i devijuar.

6- Pyetje: Ne e dimë dhe e besojmë që katër medh’hebet janë të vërtetë por nëse na pyesin, na thonë se me çfarë argumenti e mbroni se janë të vërtetë?
Përgjigje: Argumenti i kësaj pyetje është veprimi i këtyre medh’hebeve me kuran dhe sunnet. Ata që ndjekin një rrugë të tillë janë në rrugë të drejtë. Ne e argumentojmë vërtetësine e medh’hebeve me anë të ndjeljes së rrugës së Allahut xh.sh, Pejgamberit a.s dhe Sahabeve të Tij.

7- Pyetje: Kur Islami është një pse medh’hebet janë katër?
Përgjigje: Sikur është dora një por ka shume gishta ne mënyrë që ti bëjë punët më lehtë dhe medh’hebet këtë punë bëjnë pra ndihmojnë njerëzit në jetesën e Islamit. Të gjithë janë të lidhur pas të vërtetës Islame

 

LAST_UPDATED2
 

Add comment


Security code
Refresh

Baner
Baner

SHERBIMET TONA

Kush eshte ne linje

Ne kemi 3 vizitorë online
mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot139
mod_vvisit_counterDje345
mod_vvisit_counterKete Jave484
mod_vvisit_counterJava e Fundit2997
mod_vvisit_counterKete Muaj2840
mod_vvisit_counterMuaji i Fundit15627
mod_vvisit_counterGjithesej99434
edrejta.com ne Facebook

Personalitete Shqiptare

Vehbi Ismaili

Imami pas vetes nuk la vetëm kaq shërbime për atdheun e tij, kaq kujtime të mira dhe një komunitet shqiptaro-mysliman aq mirë të organizuar, por ai pas vetes la edhe një vitrinë librash, të cilat për rreth gjysmë shekulli i shkroi me dorën e tij,

Lexo të plotë...

Ilmihal

Kushtet e Besimit (imanit)

Besimi është pranimi dhe vërtetimi i gjithë urdhërave të All-llahut xh.sh të cilat na i ka përcjellur me anë të Pejgamberit tonë a.s.


Lexo të plotë...

Te Ndryshme

Per Fillestaret
Pyetje-Pergjigje qe duhet ti dije çdo mysliman.
Emra Meshkujsh
Lexoni emrat me te bukur per Meshkuj