Skip to content
You are here: Hyrje Pyetje-Pergjigje Rreth Besimit
Rreth Besimit PDF Print E-mail
Shkruajtur nga Ardit Hoxhllaku   
E hënë, 03 Janar 2010 02:36

1- Pyetje: njerëzit punët që bëjnë i bëjnë me caktimin e All-llahut xh.sh apo me vullnetin që u ka dhënë all-llahu xh.sh atyre?
Përgjigje: all-llahu xh.sh e di shumë mirë se çfarë do veproi dhe kur e si do veproi robi i Tij. Për këtë arsye all-llahu xh.sh atë vepër e ka krijuar. Në punët që robi bën më parë vepron vullneti ose dëshira e tij pastaj All-llahu xh.sh e krijon atë.

2- Pyetje: A i jepet selam atyre që fyejnë Pejgamberin a.s ose All-llahun xh.sh me fjalë banale? Përgjigje: selami i jepet vetëm muslimanëve. Ky person nuk është musliman për derisa bën nje vepër kaq të poshtër e kështu që këtij nuk i jepet selam.

3- Pyetje: A është e dobishme të kërkohet mbështetje tek All-llhu xh.sh dhe të këndohet Ajetel Kursija kur na formohen dyshime në zemër ndaj besimit?
Përgjigje: Po është shumë e dobishme, kjo është gjëja që e shkatërron më shumë shejtanin e mallkuar.

4- Pyetje: A ka ndonjë problem nëse kemi në dhomën e gjumit të varur në murë emrin e All-llahut xh.sh ose të Pejgamberit a.s?
Përgjigje: Të flesh në këtë dhomë nuk ka ndonjë problem por është nga morali Islam që në momentin e ndërrimit të rrobave të mos i ndërrojmë para këtyre emrave. Në këtë moment nëse i mbulojme me diçka këto emra bëhet shumë mirë.

5-Pyetje: A mund ta ndryshojmë caktimin e All-llahut xh.sh me lutje e me dëshirën tonë apo ne të mundohemi sa të duam se caktimi nuk ndryshon?
Përgjigje: Caktimi i All-llahut xh.sh është në dy lloje: Kadaul Mubrem dhe Kadaul Mual-lak. Kadaul mubrem për shkak se ajo është caktuar në Levhi Mahfudh këtu nuk mund të ndryshohet. Kuptimi i ajetit që thotë “Fjala Ime nuk ndryshohet dhe Unë nuk jam i pa drejtë me robërit e Mi” Kaf/29 ky ajet ka këtë kuptim pra Kadaul mubrem është e pa ndryshueshme. Ndërsa Kadul Mul-lak për shkak se është dëshmi e Kadaul Mubrem’it prandaj sipas dijetarëve të Islamit kjo mund të ndryshojë. Këtë na e tregon ajeti Kur’anor: “ All-llahu fshin çfarë të dojë e ngulit çfarë të dojë dhe tek Ai është Libri amëz” Ra’d/39 dhe si mbështetje ajeti tjetër: “ ...All-llahu ia ndërron veprat e këqia në vepra të mira....” Furkan/70

6- Pyetje: E dimë shumë mirë se sexhdeja është vetëm për All-llahun xh.sh, sexhdeja që iu bë Ademit a.s si është bërë e lejuar?
Përgjigje: Sexhdeja që kanë bërë melekët nuk ka lindur nga dëshira e tyre. Kjo sexhde është bërë me urdhërin e All-llahut xh.sh. Ato i kanë bërë sexhde All-llahut xh.sh për krijesen e përsosur që ka krijuar dhe për madhështinë e Tij. Për këtë arsye sexhdeja që kanë bërë, është bërë për All-llahun xh.sh e jo për Ademin a.s. Në një aspekt tjetër mund të themi se kjo sexhde nuk është sexhde adhuruese por sexhde rrespekti.

7- Pyetje: A mund të hyhet në banjo me një unazë që ka të shkruar mbi të fjalën All-llah?
Përgjigje: Hyrja në banjo kur ke ne dorë një unazë të tillë është e pa pëlqyeshme. Por nëse kryen nevojën personale në një vend jashta banjos si në bjeshkë apo diku tjetër nuk ka ndonjë problem. E rëndësishme është që mos të hyhet brenda nje vendi ku është i pisët me këtë unazë në dorë.

8- Pyetje: Obligimi i besimit në një Zot është e bazuar në mendje apo në argumentë?
Përgjigje: Sipas neve që jemi Maturidi është mendore. Imam Ebu Hanife thotë: “Sikur të mos kishte dërguar All-llahu xh.sh Pejgamber do të ishte bërë obligim besimi ose gjetja e ekzistimit të një Zoti me anë të mendjes”.

9- Pyetje: Ishim në një vend ku po bisedonim me disa njerëz, njëri nga të pranishmit na tha: “Ku është Zoti a mund të ma tregoni”? Si të veprojmë ne këtë rast me këtë njeri?
Përgjigje: Ju atij kërkoni tu tregojë mendjen se ku e ka. Shikojeni do ua tregojë dot apo jo. Siç nuk është nevoja të shikohet çdo gjë që ekziston nuk është nevoja që dhe një gjë që nuk shihet të mos ekzistojë.

10- Pyetje: Në gazeta të ndryshme shohim që shkruhet emri i All-llahut xh.sh dhe këto gazeta vendosen në vende të ndryshme ose hidhen poshtë, a nuk është mos rrespektim i emrit të Zotit ky? Përgjigje: Gazetat e tilla është mirë që të mos i hidhni poshtë në mënyrë që të mos shkelen nga njerëzit. Gjëja më e mirë është që ato gazeta, revista apo diçka tjetër që ka jo vetëm emrin e All-llahut xh.sh por dhe diçka në lidhje me fenë islame ti digjni.

11- Pyetje: Kur’ani është i krijuar apo jo?
Përgjigje: Kur’ani nuk është i krijuar.

12- Pyetje: Çfarë dallimi ka midis fesë dhe besimit (imanit)?
Përgjigje: Feja është një rregull hyjnor me anë të cilës njerëzit me dëshirën dhe vullnetin e tyre gjejnë lumturinë në këtë botë dhe ne botën tjetër. Ndërsa besimi është të pranuarit e të gjithë argumenteve që ka sjellë Pejgamberi a.s nga All-llahu xh.sh.

13- Pyetje: A quhet mohues ai që mohon fenë, besimin ose diçka nga obligimet e fesë?
Përgjigje: Ai person i cili mohon fenë, besimin apo diçka nga urdhërat e fesë menjë herë bëhet mohues (Kafir).

14- Pyetje: a e prish caktimin të kujdesurit (duke marrë masa para ndaluese)?
Përgjigje: Të kujdesurit nuk është diçka që bie në kundërshtim me caktimin e All-llahut xh.sh. Nëse është caktuar diçka në Levhul Mahfudh për të ndodhur ajo gjë nuk ndryshon. Por nëse ajo gjë është dëshmi e caktimit të All-llahut xh.sh atëherë mund të ndryshojë. Por mos të harrojmë se dhe ky ndryshim bëhet nga ana e All-llahut xh.sh e jo nga masat para ndaluese që marrim ne.

15- Pyetje: Njerëzit a janë krijuar të gjithë njësoj nga ana e rriskut?
Përgjigje: All-llahu xh.sh e ka krijuar rriskun e çdo njeriut ndryshe. Në këtë gjë ka shumë urtësi. Nëse dikujt do i jepte shumë do ta shpërdoronte, nëse dikujt dijetër do ti jepte pak do tu nevrikoste. Për këtë arsye All-llahu xh.sh u ka dhënë në mënyra të ndryshme sepse rrisku ka një rëndësi të madhe nga ana shpirtërore. Kjo është një temë që nuk arrihet të kuptohet aq mirë sa duhet sepse mendja jonë ëhtë e kufizuar për këtë gjë. Njerëzit duhet të dorëzohen me një dorëzim të plotë në këtë gjë sepse kjo tregon shënjen e besimtarit. Në lidhje me këtë ajeti kur’anor: “Sikur All-llahu ti shtonte mjetet e jetesës për robërit e Vet, ata do ta mbushnin tokën me mbrapshti. Por Ai u jep me masë, sa dëshiron, sepse Ai i njeh dhe i sheh shumë mirë robërit e Vet” (Shura/27).

16- Pyetje: Fjala “Ndryshimi i kohës ndryshon dhe vendimin” a është për çdo gjë?
Përgjigje: Në ato gjëra që janë të vendosura me ajet ose hadith nuk mund të ndryshon asgjë me ndryshimin e kohës. Kjo gjë është theksuar vetëm për zakonet dhe adetet të cilat marrin pjesë në jurisprudencën Islame. Psh. Në vende të ndryshme “kile” ky term peshimi është i ndryshëm pra pesha e tij ndryshon sipas përdorimit të vendeve. Në këtë nuk ka asnjë problem sepse zakoni keshtu ka ardhur që më para. Sipas vendit mund të caktohet dhe mënyra e veshjes. Por në vendimet si abdest, namaz, agjërim etj.. nuk bëhet fjalë për ndryshim sepse këto vendime nuk kanëtë bëjnë me kohën këto vendime kanë te bëjnë me Kur’an’in.

17- Pyetje: Çfarë vendimi ka ai person i cili shpreh fjalët e mohimit?
Përgjigje: Personi që shpreh një fjalë të tillë bëhet mohues (kafir) këtij personi i duhet ta ripërtërinë besimin duke rënë shehadet gjithashtu dhe kurorën (nikahin). Kur të besojë pra kur ti bëjnë këto dy gjëra besimi dhe kurora i vijnë përsëri. Por kjo fjalë nuk e pakëson të drejtën e ndarjes sikur fjala e ndarjes.

 

LAST_UPDATED2
 

Add comment


Security code
Refresh

Baner
Baner

SHERBIMET TONA

Kush eshte ne linje

Ne kemi 2 vizitorë online
mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot136
mod_vvisit_counterDje345
mod_vvisit_counterKete Jave481
mod_vvisit_counterJava e Fundit2997
mod_vvisit_counterKete Muaj2837
mod_vvisit_counterMuaji i Fundit15627
mod_vvisit_counterGjithesej99431
edrejta.com ne Facebook

Personalitete Shqiptare

Vehbi Ismaili

Imami pas vetes nuk la vetëm kaq shërbime për atdheun e tij, kaq kujtime të mira dhe një komunitet shqiptaro-mysliman aq mirë të organizuar, por ai pas vetes la edhe një vitrinë librash, të cilat për rreth gjysmë shekulli i shkroi me dorën e tij,

Lexo të plotë...

Ilmihal

Kushtet e Besimit (imanit)

Besimi është pranimi dhe vërtetimi i gjithë urdhërave të All-llahut xh.sh të cilat na i ka përcjellur me anë të Pejgamberit tonë a.s.


Lexo të plotë...

Te Ndryshme

Per Fillestaret
Pyetje-Pergjigje qe duhet ti dije çdo mysliman.
Emra Meshkujsh
Lexoni emrat me te bukur per Meshkuj