Shkrime te ngjashme

PYETJE-PERGJIGJE

Kritika ndaj Ebu Hanifes dhe përgjigjet e tyre

Imam Ebu Hanifes nuk i ka nxjerrë asnjë hadith Buhariu e as Muslimi, as gjashtë imamët tjerë të hadithit. Ky është argument se ata nuk kishin ndonjë konsideratë ndaj tij, ose se ai nuk ishte...

Mosngritja e duarve në Namaz. Ja mbi 40 argumente pro medh’hebit hanefi

  Çështja e Ref’ul-Jedejn: Hyrje Në këtë artikull do t’u sjellim katërdhjetë e dy (42) argumente sahih për çështjen e mosngritjes së duarve në medh’hebin hanefi. Ky artikull Ã...

Edukata e hyrjes në banjo.

  • PDF

Në banjo duhet të hyjmë me këmbën e majtë dhe të dalim me këmbën e djthatë.

Para se të hyjmë të këndojmë këtë lutje: (Allahumme inni eudhu bike minel humthi vel habaith.) O Zot! Me të vërtetë unë të mbështetem Ty nga papastërtia dhe papastërtitë.

Nuk është e hijshme që të hyhet në banjo me diçka që mbi të ka shkrime fetare si emri i Zotit i Pejgamberit ose gjëra të ngjashme.

Gjatë kryerjes së nevojës nuk duhet të kthehemi me fytyrë nga Kibla as me kurriz nga ajo, por duhet ta lëmë në krah të majt ose të djathtë. Në lidhje me këtë Pejgamberi a.s thotë: "(Kur ta kryeni nevojën), mos u ktheheni nga kibla e as kah ana e kundërt e saj, por kthehuni nga lindja apo perëndimi". (Buhariu dhe Muslimi).

Nuk është e lejuar që të kryhen nevojat personale në vende ku kalojnë njerëzit si dhe aty ku ka hije dhe në atë hije mund të pushojnë njerëzit.

Gjatë kryerjes së nevojës nuk është e pëlqyeshme të flitet vetëm se në raste të detyruara.

Nuk është e pëlqyeshme të qendrohet gjatë në banjo pa qenë e domosdoshme.

Në dalje të këndohet kjo lutje: (Elhamdulil-lahi ledhi edh’hebe annel edha ve afani min dhalike.) Falenderimi i takon All-llahut i cili më shpëtoi nga ky mundim dhe më largoi prej tij.

LAST_UPDATED2