Shkrime te ngjashme

PYETJE-PERGJIGJE

Kritika ndaj Ebu Hanifes dhe përgjigjet e tyre

Imam Ebu Hanifes nuk i ka nxjerrë asnjë hadith Buhariu e as Muslimi, as gjashtë imamët tjerë të hadithit. Ky është argument se ata nuk kishin ndonjë konsideratë ndaj tij, ose se ai nuk ishte...

Mosngritja e duarve në Namaz. Ja mbi 40 argumente pro medh’hebit hanefi

  Çështja e Ref’ul-Jedejn: Hyrje Në këtë artikull do t’u sjellim katërdhjetë e dy (42) argumente sahih për çështjen e mosngritjes së duarve në medh’hebin hanefi. Ky artikull ...

P A S T Ë R T I A

  • PDF

Në shkencën e fikhut me shprehjen – pastërtia, kuptohet mënjanimi i ndytësirave lëndore[1] dhe atyre të pa kuptimore[2]. Rëndësia e pastërtisë sipas Islamit është shumë me rëndësi, ngase Allahu xh.sh. e ka ngritur dhe çmuar pastërtinë në një gradë shumë të lartë, e ajo është që Allahu xh.sh. i do ata të cilët pastrohen. Për këtë Allahu xh.sh thotë: “Vërtetë Allahu i do ata që pendohen shumë dhe i do të pastërtit”.[3] Allahu i Lartësuar pastërtinë e ka bërë një prej kushtëve të detyruara për faljen e namazit, pra, doemos duhet të jetë i pastër trupi, vendi, rrobat etj.

Pastërtia nga ndytësirat është dy llojesh:

1 - Pastrimi nga ndytësirat lëndore. Me këtë lloj të pastrimit kuptohet pastrimi nga ndytësirat e dukshme si, pastrimi nga urina, gjaku, ngordhësira etj.

2 - Pastrimi nga ndytësirat kuptimore. Me pastrimin nga ndytësirat kuptimore (synohet pastrimi nga xhenabeti, hajzi dhe nifasi dhe të marrurit abdest kur njeriu është pa abdest.



[1] Ndytësirë lëndore konsiderohet ajo ndytësirë e cila është e duket qartë si, urina etj.

[2] Ndytësirë kuptimore konsiderohet ajo ndytësirë që në shikim është e padukshme, por që fetarisht personi konsiderohet i papastër , kur personi është xhunub; femra me menstruacione etj.

[3] El-Bekare: 222