Shkrime te ngjashme
PYETJE-PERGJIGJE
Kritika ndaj Ebu Hanifes dhe përgjigjet e tyre
Mosngritja e duarve në Namaz. Ja mbi 40 argumente pro medh’hebit hanefi
UJËRAT DHE DISPOZITAT E TYRE
- E diel, 12 Shkurt 2011
- Shkruajtur nga Administrator
UJËRAT DHE DISPOZITAT E TYRE
Ujërat ndahen në këto lloje:
Ujërat më të cilët pastrohemi janë shtatë llojesh dhe ato janë:
1. Uji i shiut,
2. Uji i burimit,
3. Uji i lumit,
4. Uji i detit,
5. Uji i pusit,
6. Uji i borës,
7. Uji i breshërit.
Sipas Sheriatit uji ndahet në këto lloje:
1 - Uji i përdorur. Ujë i përdorur konsiderohet uji që është përdorur njëherë për abdest , apo për largimin e papastërtisë. Uji i tillë është i pastër, por nuk vlen për marrje të abdestit dhe as për pastrim nga papastërtia.
2 - Uji i përzier me elemente të lëngëta. Ky lloj i ujit është i përzier me ndonjë lëng dhe uji i tillë konsiderohet i pastër në vete, por nuk vlen për pastrim nga papastërtitë kuptimore.
3 - Uji i përzier me elemente të ngurta e të pastra. Kur ndodh që uji është i përzier me diçka të ngurtë dhe të pastër, i till është i pastër në vete por nuk ka veçori pastruese.
4 - Lengu i luleve dhe i pemëve. Po ashtu lëngu i luleve dhe i pemëve konsiderohet i pastër në vete por nuk ka veçori pastruese.
5 - Uji i dyshimtë. Ujë i dyshimtë konsiderohet uji në të cilin ka pirë gomari ose mushka. Ky ujë në vete është i pastër por është i dyshimtë pastrimi me të, mirëpo, kur jemi të detyruar ta përdorim, në rast mungese, lejohet të marrim abdest me këtë ujë, por, krahas abdestit duhet të marrim edhe tejemum.
6 - Uji i ndytë. Ujë i ndytë konsiderohet uji në të cilin ka rënë ndonjë ndytësirë,
por, pavarsisht nëse i është ndryshuar ndonjë veçori, uji i tillë konsiderohet i ndytë dhe nuk është i pastër as në vete e as nuk ka veçori pastruese. Pra, me ujin e tillë nuk mund të vijë në shprehje pastrimi as i ndytësirës lëndore e as i asaj kuptimore. Kur ndodhë që uji, në të cilin ka rënë ndytësira, është i palevizëshem dhe i paktë konsiderohet i ndytë, e, po që se uji në të cilin ka rënë ndytësira levizë ose nuk levizë, por megjithatë sasia e tij është e madhe, atëherë, uji i tillë konsiderohet i pastër.




