Shkrime te ngjashme

PYETJE-PERGJIGJE

Kritika ndaj Ebu Hanifes dhe përgjigjet e tyre

Imam Ebu Hanifes nuk i ka nxjerrë asnjë hadith Buhariu e as Muslimi, as gjashtë imamët tjerë të hadithit. Ky është argument se ata nuk kishin ndonjë konsideratë ndaj tij, ose se ai nuk ishte...

Mosngritja e duarve në Namaz. Ja mbi 40 argumente pro medh’hebit hanefi

  Çështja e Ref’ul-Jedejn: Hyrje Në këtë artikull do t’u sjellim katërdhjetë e dy (42) argumente sahih për çështjen e mosngritjes së duarve në medh’hebin hanefi. Ky artikull Ã...

Tejemmumi

  • PDF

1- Kur një njeri është udhëtarë dhe nuk gjenë ujë, ose është jashtë qytetit në distancë prej një mili (4000 hapa) ose më tepër, ose gjen ujë por është i sëmur dhe frikësohet se nëse përdor ujin i shtohet sëmundja, ose personi që është i papastër (xhunub) frikësohet se nëse lahet me ujë vdes nga të ftohtit, ose përdorimi i ujit e sëmur atë, atëherë merr tejemmum me dhe të pastër.
2- Tejemmumi merret duke vënë duart dy herë në dhe, me herën e parë fërkohet fytyra dhe me herën e dytë fërkohen krahët gjer në bërryla.
3- Tejemmumi është i njejtë si për pastrimin nga papastërtia e madhe (xhunub) si dhe për papastërtinë e vogël (hadeth, të qenurit pa abdest).
4- Për Ebu Hanifen (rh.a) dhe Muhammedin (rh.a) tejemmumi është i lejuar me çdo gjë e cila ka origjinën nga toka si rëra, guri, allçia, gëlqerja, pluhuri etj... Kurse Ebu Jusufi(rh.a) thotë se nuk lejohet tjetër veç rërë dhe me pluhur.
5- Nijeti për tejemmum është farz, kurse për abdest është e pëlqyeshme (mustehab).
6- Tejemmumin e prish çdo gjë që prish dhe abdestin, por atë e prish edhe të parët e ujit kur është e mundur të përdoret ai. Tejemmumi nuk lejohet me gjë tjetër veçse me dhe të pastër.
7- Për atë i cili nuk gjen ujë në fillim të kohës, por ka shpresë se gjen në fund të saj, është e pëlqyeshme (mustehab) ta vonojë namazin deri në fund të kohës, që nëse gjen ujë, atëherë merr abdest dhe falet e nëse nuk gjen, atëherë merr tejemmum dhe fal me të ç’të dojë nga namazet farze dhe namaze vullnetare (nafile).
8- Për një njeri të shëndoshë, vendas në një qytet, kur sillet xhenazeja e cila është pa prindër ose kujdestarë, nëse frikësohet se i kalon namazi deri sa të marrë abdest atëherë merr tejemmum dhe falet. Po kështu edhe një njeri i cili mendon se nëse merr abdest do ti kalojë namazi i Bajramit merr tejemmum dhe falet. Nëse një person mendon se nëse do marrë abdest do i kalojë namazi i xhumasë nuk mund të marrë tejemmum dhe nëse e arrinë namazin (farzin) e xhumasë e fal atë nee jo atëherë fal katër rekatet e namazit të drekës së asaj dite.. Njësoj vlenë edhe për një njeri i cili frikësohet se i kalon koha nëse merr abdest, nuk mund të marr tejemmum, por merr abdest dhe nëse i kalon koha e falë namazin që i ngeli borxh (kaza).
9- Kur udhëtari harron ujin tek kafsha ose mjeti udhëtues dhe merr tejemum e falet, pastaj i kujtohet uji, nuk përsërit namazin sipas mendimit të Ebu Hanifes (rh.a) dhe Muhammedit (rh.a), ndërsa Ebu Jusufi (rh.a) thotë se duhet ta përsëris namazin e falur me tejemmum.
10- Njeriu që mer tejemmum nuk është i obliguar të kërkojë ujin nëse nuk ia merr mendja se në afrësi ka ujë, por në rastëse ia merr mendja që gjendet ujë në afërsi, atëherë nuk i lejohet të marr tejemmum derisa ta kërkojë atë.
11- Gjithashtu, nëse shoku i tij ka ujë, duhet t’i kërkojë përpara se të marr tejemmum e nëse nuk i jep, atëherë merr tejemmum dhe falet.