Shkrime te ngjashme
PYETJE-PERGJIGJE
Kritika ndaj Ebu Hanifes dhe përgjigjet e tyre
Mosngritja e duarve në Namaz. Ja mbi 40 argumente pro medh’hebit hanefi
MESTET MBI MES’HE
- E premte, 10 Shkurt 2011
- Shkruajtur nga Administrator
Â
Qe te lejohet ferkimi mbi meste ka shtate kushte:
1- Të vishen mestet pasi të kemi marrur abdest
2- Të mbulojnë këmbën bashkë me nyjet e saj
3- Të jetë e mundshme që me mestet e veshura të bëhet një rrugë prej 3 mil.
4- Të mos gjendet ndonjë e grisur ose e shqepur poshtë themres.
5- Të jenë të trashë sa të qendrojë vetë në këmbë.
6- Të mos fusin ujë.
7- Të gjendet pjesa e përparme e këmbës të paktën sa tre gishta të vegjël të këmbës.
1- Mes’hi mbi meste është i lejuar me sunnet dhe atë prej çdo hadethi-papastërtie e cila prish dhe e bën të domosdoshëm abdestin. Mesh’i është i lejuar kur mestet veshen duke qenë me abdest të plotë dhe pastaj e prish atë.
2- Vendasi mund ti mbajë mestet 24 ore pas 24 oresh ai duhet ti heq ndersa udhetari i mban tre ditë e tre netë duke filluar nga momenti kur prish abdestin.
3- Mes’hi u jepet mesteve përsipri me gishta drejt si vija, duke filluar që nga gishtat e këmbës e deri në fillim të paragjurit. 4- Farz është që fërkimi të jetë sa tre gishta të dorës.
5- Mesteve që kanë të grisura të mëdha të cilat zbulojnë gjymtyrën në masë të tre gishtave të këmbës nuk lejohet mes’hi, kurse nëse e grisura është më e vogël lejohet.
6- Fërkimi i mesteve nuk lejohet për një njeri i cili e ka obligim guslin.
7- Atë e prish edhe nëse hiqet mesti ose kalon koha, kështu që kur përfundon koha, nxjerr mestet, merr abdest, falet dhe nuk i kërkohet të përsëris pjesën tjetër të abdestit.
8- Dikush që merr abdest me fërkim të mesteve duke qenë udhetar dhe më pas bëhet vendas, në këtë rast, poqese iu ka dhënë mes’h mesteve një ditë e një natë, apo më shumë, duhet të nxjerr mestet patjetër dhe të lajë këmbët. Por, nëse iu ka dhënë mes’h më pak se një ditë e një natë mban mestet edhe një ditë e një natë.
9- Personi i cili mbi meste vesh çizme, atëherë i jep mes’h atyre.
10- Sipas Ebu Hanifes mes`hi nuk lejohet mbi çorape ai lejohet vetëm kur janë të veshur me lekur nga poshte ose komplet të lëkurës, ndërkaq Ebu Jusufi dhe Muhammedi thonë që mes’hi lejohet mbi çorape nëse janë trashë dhe nuk e depertojnë ujin.
11- Mes’hi nuk është i lejuar të merret mbi beze, kapuç, mbulesë dhe mbi dorëza. Mes’hi mbi fashë me të cilën mbulojmë plagën është i lejuar edhe nëse e lidh duke qenë pa abdest. Nëse bie fashoja pa u shëruar plaga mes’hi nuk prishet, e nëse biepasi të shërohet plaga atëherë prishet.
Â




