Shkrime te ngjashme

PYETJE-PERGJIGJE

Kritika ndaj Ebu Hanifes dhe përgjigjet e tyre

Imam Ebu Hanifes nuk i ka nxjerrë asnjë hadith Buhariu e as Muslimi, as gjashtë imamët tjerë të hadithit. Ky është argument se ata nuk kishin ndonjë konsideratë ndaj tij, ose se ai nuk ishte...

Mosngritja e duarve në Namaz. Ja mbi 40 argumente pro medh’hebit hanefi

  Çështja e Ref’ul-Jedejn: Hyrje Në këtë artikull do t’u sjellim katërdhjetë e dy (42) argumente sahih për çështjen e mosngritjes së duarve në medh’hebin hanefi. Ky artikull Ã...

GUSULI (Larja e gjithë trupit)

  • PDF

 

Gusul: quhet larja e gojës tre herë, larja e hundës tre herë dhe larja e gjithë trupit duke patur para syshë që të mos ngeli asnjë vend i lagur në trup. Gusuli bëhet i detyrueshëm pas marrëdhënieve seksuale, pas bërjes xhunub, pas lehonisë si dhe pas menstruacioneve. Xhunub quhet dalja e spermës nga organi i mashkullit në marrëdhënie seksuale ose në gjumë.

Farzet e larjes(gusl) janë:

1- Pastrimi i gojës(medmedah),
2- Pastrimi i hundës(istinshak)
3- Si dhe larja e tërë trupit.

Synnetet e guslit janë:

1- Të lajmë duartë,
2- Të lajmë vendin e turpshëm,
3- Të largojmë papastërtinë e mundëshme nga trupi
4- Të marrim abdest sikur për namaz pa i larë këmbët,
5- Ti hedhim ujë kokës dhe tërë trupit tri herë.
6- Pastaj largohemi nga ai vend dhe i lajmë këmbët. Gruaja nuk është e obliguar që gjatë larjes të zgjidh gërshetat nëse uji mbërrinë në rrënjët e flokëve.

Shkaqet që bëjnë detyrë larjen janë:

1- Lëshimi i spermës me vrull e me kënaqësi nga ana e gruas dhe e burrit,
2- Takimi i organeve gjinitale po edhe pa derdhje,
3- Hajdi dhe nifasi. Pejgamberi a.s larjen e ka bërë sunnet ditave të xhuma, për bajrame, ihram dhe për arafat. Larja nuk kërkohet në situata të medhjit (uji i bardhë që del pas momentit kur mashkullit i forcohet organi) e as të vedjit (uji i bardhë që del pas bërjes së urinës), në këto raste kërkohet abdesti.

Â