Shkrime te ngjashme

PYETJE-PERGJIGJE

Kritika ndaj Ebu Hanifes dhe përgjigjet e tyre

Imam Ebu Hanifes nuk i ka nxjerrë asnjë hadith Buhariu e as Muslimi, as gjashtë imamët tjerë të hadithit. Ky është argument se ata nuk kishin ndonjë konsideratë ndaj tij, ose se ai nuk ishte...

Mosngritja e duarve në Namaz. Ja mbi 40 argumente pro medh’hebit hanefi

  Çështja e Ref’ul-Jedejn: Hyrje Në këtë artikull do t’u sjellim katërdhjetë e dy (42) argumente sahih për çështjen e mosngritjes së duarve në medh’hebin hanefi. Ky artikull Ã...

Abdesti

  • PDF

Abdesti është një pastrim fetar i cili përbëhet nga larja e disa pjesëve të trupit. Pjesa më e madhe e adhurimeve nuk mund të kryhen pa abdest si psh: falja e namazit, tavafi i Qabes, prekja e Kur’anit etj… Nëse një person fal namaz duke e ditur se është pa abdest, ky person del menjëherë nga feja.

Allahu xh.sh thotë:“O ju që keni besuar, kur të ngriheni të falni namaz, lani fytyrat tuaja,duarët tuaja gjer në bëryla, fërkoni kokat tuaja dhe këmbët (lani) deri në nyje“.

Farzet e pastrimit (abdestit) janë larja e katër gjymtyrëve dhe fërkimi i kokës. Në këtë rast në larje duhet të përfshihen edhe zogjtë e këmbës dhe bërrylat.Te fërkimi i kokës është farz të fërkohet pjesa e mbi ballit që kap një të katërtën. Lidhur më këtë përcjell Mugire ibn Shu’be se:“ Pejgamberi a.s. shkoi te një fis.Atje kreu nevojën e vogël pastaj mori abdest dhe fërkoi pjesën e mbi ballit si dhe u dha mes’h mesteve“.

Farzet e abdestit janë:

1- Larja e fytyrës,

2- Larja e krahëve duke përfshirë edhe bërrylat,

3- Bërja e mes’hit të kokës,

4- Larja e këmbëve duke përfshirë edhe kyçet.

Sunetet e abdestit janë:

1- Larja e dy duarëve tri herë para se të futen në enë, bëhet kështu kur musaliu (ai që fal namaz) zgjohet nga gjumi,
2- Leximi i besmeles në fillim të abdestit,
3- Përdorimi i misvakut,
4- Larja e gojës(me gargara),
5- Larja e hundës(isatinshak),
6- Fërkmi i veshëve,
7- Larja e thellë e mjekrës dhe ndërmjet gishtave
8- Si dhe përsëritja e larjes deri më tri herë.

Mustehabet (të pëlqyerat) e abdesit janë:

1- Të behët nijeti i abdestit,
2- Të fërkohet e gjithë koka,
3- Të lahen gjymtyrët me rend duke filluar sipas rendit që ka cekur në ajet Allahu, të lajë më parë gjymtyrët e djathta,
4- Si dhe të fërkuarit e qafës.

Mekruhet (pa pëlqyeshmëritë) e abdestit janë:

1- Pastrami i hundëve me dorë të djathtë,

2- Larja e ndonjë pjese të trupit më shumë ose më pak se tre herë,

3- Përplasja e ujit për fytyrë,

4- Marrja e abdestit me ujë të ngrohur në diell,

5- Përdorimi me pakicë i ujit ose shpërdorimi i tij gjatë marrjes së abdestit,

6- Të folurit gjatë marrjes së abdestit,

7- Braktisja e sunneteve të abdestit.

Gjërat të cilat prishin abdestin janë:

1- Dalja e çdo gjëje nga organet jashtëqitëse,
2- Gjaku, limfa (ujë i verdhë), qelbi, poqese lëshojnë vendin e daljes dhe mbulojnë pjesë të trupit në masë e cila kërkohet të lahet.
3- Të vjellurit gojën plotë,
4- Gjumi shtrirë, mbështetur ose mbajtur për ndonjë send i cili nëse largohet bie përtokë.
5- Humbja e mendjes nga të fiktit,
6- Të çmendurit
7- Si dhe të qeshurit me zë në çdo namaz të përbërë nga rukuja dhe sexhdeja.