Shkrime te ngjashme
PYETJE-PERGJIGJE
Kritika ndaj Ebu Hanifes dhe përgjigjet e tyre
Mosngritja e duarve në Namaz. Ja mbi 40 argumente pro medh’hebit hanefi
PUSI DHE DISPOZITAT E TIJ
- E mërkurë, 17 Maj 2011
- Shkruajtur nga Administrator
1. Kur ndodhë që në pus të bie ndonjë gjallesë dhe nxirret e gjallë, atëherë na paraqiten dy gjendje:
a. Nëse gjallesa e cila ka rënë në esencë nuk është endytë si, delja, lopa etj. dhe nëse ato nuk kanë pasur ndytësirë, atëherë nuk është obligim të hiqet diçka nga uji, por preferohet që të zbrasen 20 kova ujë nga pusi. Uji i tillë konisderohet i pastër. E po që se ndodhë që shtaza e cila në esencë është e pastër, por ka pasur ndytësirë, atëherë, uji i tillë konsiderohet i ndytë.
b. Nëse gjallesa e rënë në esencë është e ndytë si, derri, qeni etj., atëherë duhet që uji të nxirret i tëri nëse është e mundur, e nëse jo, duhet nxjerrë 200 kovaujë.
2. Nëse gjallesa e cila ka gjak siç është njeriu, delja etj. dhe po qe se kjo gjallesë fryhet apo kalbet, sa që i shkëputen gjymtyrët, apo i bien qimet, atëherë uji i këtij pusi konisderohet i papastër, dhe pusi i tillë mund të pastrohet vetëm pasi t'i nxirret i tërë uji. Po që se ndodhë që nuk mund të nxirret i tërë uji, atëherë, së paku të nxirren 200 kova ujë nga pusi. Pastrimi i pusit të tillë bëhet atëhërë kur të nxirret ngordhësira.
3. Kur ndodhë që në pus mbytet ndonjë gjallesë që ka gjak, por nuk është e fryrë, dhe as e kalbur, në këtë rast paraqiten tri gjendje:
a. Nëse gjallesa e mbytur është njeri apo dele, atëhërë duhet nxjerrë gjithë ujin ose së paku 200 kova.
b. Po që se gjallesa është e vogël, si, pula, macja etj., dhe ka ngordhur por nuk është fryrë e as kalbur sa që t'i bien qimet, pusi do të konsiderohet i pastër pasi të jenë nxjerrur 40 kova ujë nga pusi.
c. Kur ndodh që gjallesa është e vogël si, zogu, miu etj. uji i tillë do të konsiderohet i pastër pasi të nxirren 20 kova ujë nga pusi.
Uji i pusit konsiderohet i pastër edhe pse ka rënë diçka në të, në këto raste:
1. Kur në pus bie urina e zogut, pëllumbit e të ngjashëm me to.
2. Nuk konsiderohet i ndytë pusi po që se në të ka ngordhur ndonjë gjallesë që nuk ka gjak si, peshku, akrepi, etj.
3. Nuk e ndotë pusin nëse në të ngordhë ndonjë gjallesë që jeton në ujë si,bretkosa etj. Kur fillohet me pastrimin e pusit , së pari duhet të nxirret gjallesa e ngordhur, e pastaj të pastrohet pusi, litari dhe kova.




