Shkrime te ngjashme

PYETJE-PERGJIGJE

Kritika ndaj Ebu Hanifes dhe përgjigjet e tyre

Imam Ebu Hanifes nuk i ka nxjerrë asnjë hadith Buhariu e as Muslimi, as gjashtë imamët tjerë të hadithit. Ky është argument se ata nuk kishin ndonjë konsideratë ndaj tij, ose se ai nuk ishte...

Mosngritja e duarve në Namaz. Ja mbi 40 argumente pro medh’hebit hanefi

  Çështja e Ref’ul-Jedejn: Hyrje Në këtë artikull do t’u sjellim katërdhjetë e dy (42) argumente sahih për çështjen e mosngritjes së duarve në medh’hebin hanefi. Ky artikull ...

FIKHU SI SHKENCË

  • PDF

 

Fjala fikh në kuptimin etimologjik d.t.th. të kuptuarit, të njohurit, ndërsa në kuptimin terminologjik fikhu është: “Njohja e dispozitave të Sheriatit që duhet të zbatohen, e të cilat (dispozitat) rezultojnë nga burimet e sheriatit në mënyrë të hollësishme”.

Tematikat të cilat i përfshinë kjo shkencë kanë të bëjnë me veprat e të ngarkuarit me obligime fetare si, f.v., të falurit e namazit, të agjëruarit etj.

I ngarkuar me obligime fetare konsiderohet ai person i cili është i aftë psikikisht dhe madhor .Termat që me së shumti do të përdoren gjatë mësimit të kësaj shkence janë:

1 - Farzi. Me këtë term nënkuptohet obligimi i prerë që duhet ta zbatojë i ngarkuari me obligime, si, f.v., të falurit e namazit, të agjëruarit e ramazanit etj.

2 –Vaxhibi. Me termin vaxhib nënkuptohet ai obligim që kërkohet të zbatohet, por është në një kategori më të ulët se farzi si psh., të falurit e namazit të

vitrit, të falurit e namazit të bajramit etj.

3 – Sunnet. Sunnet konsiderohet ajo vepër e cila po që se zbatohet ka shpërblim e nëse nuk zbatohet ka qortim, por jo edhe dënim.

4 - Mustehabi, Mendubi. Konsiderohet ajo vepër e cila nëse zbatohet ka shpërblim, e nëse jo nuk ka as qortim e as ndëshkim.

5 - Harami. Haram është ajo vepër që është rreptësisht e ndaluar të veprohet, si: pirja e alkoolit, të bërit amoralitet-zina etj.

6 - Mekruhi tahrimen. Mekruhi tahrimen konsiderohet ajo vepër e cila është e urrejtur të veprohet, ai që e kryen ndëshkohet, ndërsa ai i cili nuk e kryen shpërblehet. Si psh. të veshurit e teshave të mëndafshit nga ana e meshkujve etj.

7 - Mekruhi tenzihen. Mekruhi tenzihen konsiderohen ato vepra që janë të urrejtura të zbatohen, por vepruesi i tyre nuk ndëshkohet, por qortohet. P.sh.

të ngrënit me dorë të majtë etj.

8 – Mubahi. Mubah konsiderohet ajo vepër që mbetet në zgjedhje të robit të veprojë apo të mos e veprojë.