Shkrime te ngjashme
PYETJE-PERGJIGJE
Kritika ndaj Ebu Hanifes dhe përgjigjet e tyre
Mosngritja e duarve në Namaz. Ja mbi 40 argumente pro medh’hebit hanefi
Kujtime nga Pejgamberi a.s
32- Dita kur çdo njeri do shikojë hallin e vet.
- E enjte, 29 Shkurt 2012
- Ardit HOXHLLAKU
- Kategoti: Kujtime nga Pejgamberi a.s
Tregon Aishja r.anha:
Një ditë Pejgamberi a.s tha: “ Njerëzit në ditën e gjykim do të dalin para Allahut xh.sh këmbëzbathur, lakuriq dhe të pa bërë synet.”
Pas kësaj i thashë “O i dërguar i Allahut xh.sh atë ditë kur meshkujt dhe femrat do të jenë bashkë a nuk do ta shikojnë njëri-tjetrin?”
Pejgamberi a.s tha: “ O Aishe! Atë ditë askujt nuk do ti bie në mend të shikojnë tjetrin.” dhe pastaj lexoi këtë vërset nga Kur’ani: “Atë ditë secilit njeri i mjafton çështja e vet.”[1]
31- Pyesni do u përgjigjem të gjitha pyetjve!
- E enjte, 29 Shkurt 2012
- Ardit HOXHLLAKU
- Kategoti: Kujtime nga Pejgamberi a.s
Tregon Enes bin Maliku r.a:
Pejgamberi a.s një ditë doli nga shtëpia erdhin në xhami dhe u fali shkoëve të ij namazin e drekës.
Shokët e tij e pyetën aq shumë pejgamberin a.s derisa ai u mërzit shumë.
Pejgamberi a.s me një herë doli në hytbe dhe tha: “ Unë nuk kam dëgjuar në jetën time një bisedë të tillë, çfarë është kjo?”
“Nëse do të ishit në dijeni të gjithë atyre gjërave që unë jam shumë do qanit e pak do qeshnit.”
Pastaj foli për ditën e gjykimit. Atë ditë do të ndodhin gjëra shumë të mëdha tha. Pastaj tha nëse ka dikush ndonjë pyetje le të më pyes tani. Sa të jem këtu në këtë hytbe do u jap përgjigje çdo pyetje se çfarë do të ndodhi deri në ditën e gjykimit.
Shokët e Pejgamberit a.s pasi dëgjuan këto fjalë u frikësuan dhe heshten të gjithë.
Pashë anash të gjithë kishin ulur kokat e tyre dhe po qanin si fëmijë. Pejgamberi a.s u thonte pa shkëptuje “pyesni pse heshtni.” Njëri nga shokët u ngrit në këmbë dhe pyeti “O i dërguar! Unë kur të vdes do hyj në xhennet apo në xhennem?
Pejgamberi a.s i tha në xhehennem do të hysh.
Abdullahi i biri i Hudhafes të cilin e tregonin për të birin e dikujt tjetër u ngrit në këmbë dhe tha “O i dërguar! Kush është babai im?”
Pejgamberi a.s i tha: “babai yt është Hudhafe.”
Pejgamberi a.s disa herë e përsëriti fjalën “pyesni pse nuk pyesni.”
Omeri r.a e pa që pejgamberi a.s është mërzitur i erdhi para gjunjëve dhe i tha: “ ne kemi pranuar Allahun zot, Islamin fe dhe Muhammedin a.s Pejgamber, kërkojmë mbrojtje nga Allahu xh.sh prej shpifjeve e trillimeve.
Pas këtyre fjalëve Pejgamberi a.s heshti dhe pastaj vazhdoi.
“ Gjatë faljes së namazit në mur mu tregua xhenneti dhe xhehennemi. Deri në atë moment nuk kisha parë kaq shumë të mira në xhennet dhe kaq shumë të këqia në xhehennem.”[1]30- Vërejtje tregëtarëve!
- E enjte, 29 Shkurt 2012
- Ardit HOXHLLAKU
- Kategoti: Kujtime nga Pejgamberi a.s
Tregon Rifa bin Rafi el-Ensari r.a
Një ditë shkova bashkë me Pejgamberin a.s në namazgja.
Kur pa pejgamberi a.s popullin duke bërë tregëti thërriti
“ O tregëtar!”
Të gjithë ngriten kokat lart dhe filluan të dëgjojnë pejgamberin a.s.
Pejgamberi a.s tha kështu: “ Në ditën e gjykimit tregëtarët do të ngriten nga varrezat mëkatar, përveç atyre që frikësohen nga Allahu xh.sh, atyre të drejtëve dhe atyre që gjithmonë flasin të drejtën. Këto tregëtar nuk do të ringjallen mëkatar.”[1]
29- Vështirësohet kur të plakesh.
- E enjte, 29 Shkurt 2012
- Ardit HOXHLLAKU
- Kategoti: Kujtime nga Pejgamberi a.s
Tregon Abdullah ibni Amr r.anhuma:
Babai më pati martuar me një grua nga fisi Kurejsh.
Gjithmonë u interesonte me gruan time, e pyeste për mua për çdo gjë.
Një rradhë gruaja ime i tha: “ Abdullahi është një bashkëshort shumë i mirë, që kur jam martuar me të asnjë herë nuk ka fjetur me mua, akoma nuk më ka prekur.
Babai pasi e pa se kjo gjendje vazhdoi edhe një kohë të gjatë, shkoi tek Pejgamberi a.s dhe i tregoi gjendjen time.
Pejgamberi a.s pasi e dëgjon bisedën me kujdes thotë: “ma sillni Abdullahin mua këtu.”
Kur shkova tek Pejgamberi a.s gjatë bisedës më pyeti: “Si agjëron ti Abdullah?”
Unë i thashë çdo ditë agjëroj.
Më pyeti përsëri si e lexon Kur’anin?
I thashë çdo natë e mbaroj një herë.
Pejgamberi a.s më tha mos bëj kështu nga një herë agjëro e nga një herë mos agjëro.
Natën edhe fli edhe zgjohu për të falur namaz nate. Pa dyshim që trupi ka të drejtën e vet tek ti, syri ka të drejtën e vet, gruaja ka të drejtën e vet si dhe mysafirët kanë të drejtën e tyre tek ti. Çdo muaj agjëro tre dit dhe çdo muaj mbyll një hatme kurani.
O i dërguar unë mund të bëj edhe më shumë se kaq.
Atëherë agjëro tre dit në javë.
Mund të bëj më tepër se kaq.
Atëherë agjëro një ditë po e një ditë jo. Agjërimi më i mirë është agjërimi i pejgamberit Davud a.s. Kuranin bëje hatme një herë në javë.
Patjetër që ti nuk e din ndoshta e ke jetën e gjatë dhe këto gjëra gjithmonë nuk mund ti bësh.
Pejgamberi a.s kështu më tha.
Ah sikur të veproja sipas asaj që më tha pejgamberi a.s atëherë, tani jam plakur dhe nuk i bëj dot.[1]
28- Kur do të ndodhi Qameti?
- E enjte, 29 Shkurt 2012
- Ardit HOXHLLAKU
- Kategoti: Kujtime nga Pejgamberi a.s
Tregon Ebu Hurjerje r.a:
Në momentin kur Pejgamberi a.s po bisedonte me shokët e tij erdhi një fshatar (bedevi) dhe e pyeti të dërguarin.
O i dërguar! Kur do bëhet qameti?
Pejgamberi a.s vazhdoi biseden me shokët e tij pae ndërprerë.
Pas kësaj njëri nga shkoët tha: Pejgamberi a.s e dëgjoi pyetjen por nuk i pëlqeu.
Një tjetër tha jo pejgamberi a.s nuk e dëgjoi pyetjen.
Pejgamberi a.s pasi mbaroi bisedën tha: “ Ku është ai që pyeti për ndodhinë e qametit?”
Fshatari u përgjigj: “këtu jam o i dërguar.”
Pejgamberi a.s i tha: “ prite qametin atëherë kur amanetin e dhënë ta shpërdorojnë.”
Fshatari: “ si shpërdorohet amaneti?”
Pejgamberi a.s: “ amaneti shpërdorohet atëherë kur i jepet atij që nuk është për tia dhënë.[1]




