|
Shkruajtur nga Administrator
|
|
E premte, 18 Shkurt 2010 01:49 |
|
Shehid është ai të cilin e vrasin mushrikët, që gjendet në betejë me gjurmë plagësh në trup, ose e ka vrarë ndonjë musliman me pa të drejtë në ç’rast nuk obligohet dijjeti.
Shehidi mbështjellet në qefin, i falet xhenazja dhe nuk lahet. Për Ebu Hanifen kur bie shehid një xhunub apo fëmijë, lahet, kurse Ebu Jusufi dhe Muhammedi thonë se nuk duhet të lahen. Shehidit nuk i lahet gjaku dhe nuk i hiqen teshat, por fervi, hashvi, mestet dhe arma i largohen. Shehidi i cili nuk mbytet në vend lahet. Mos mbytje në vend quhet nëse shehidi pi, ha, merr barna ose mbetet i gjallë derisa i kalon një kohë e namazit duke qenë në vetëdije. Ose nëse bartet nga beteja duke qenë i gjallë më gjurmë nga plagët. Njeriu që vritet në Had ose Kisas, lahet dhe i falet xhenazeja, kurse një njeri i cili vritet nga kriminelët ose bandat e rrugëve nuk lahet, por varroset pa iu falur namazi i xhenazes.
|
|
LAST_UPDATED2 |