|
Shkruajtur nga Administrator
|
|
E premte, 18 Shkurt 2010 01:35 |
|
Kur njeriut i afrohet momenti i vdekjes e kthejnë drejt kibles në krah të djathtë dhe lexohet shehadeti. Kur vdes ia lidhin mjekrën dhe ia mbyllin sytë
dhe kur duan ta lajna e vendosin në një shtratë dhe mbi auret i venë një mbulesë dhe ia largojnë teshat dhe e i japin abdest pa medmedah dhe pa istinshak dhe pastaj hudhet ujë.Shtrati palohet tek. Uji i nxehet me sedr ose me hidr por nëse nuk gjenden atëherë nxehet me ujë të Karahut. Pastaj i lahet koka me mjekrën me hadhmij, pastaj mbëshetet në krah të majtë dhe lahetme ujë dhe serd derisa uji t’i kalojë poshtë trupit dhe pastaj kthehet në krah të djathtë dhe lahet gjersa uji të kalojë nën anën tjetër. Pastaj larësi e mban kufomën ulur dhe ia fërkonë barkun lehtë kështuqë nëse i del ndonjë send ia pastron pa e përsëritur larjen. Më në fund e thanë me një teshë dhe e ve në qefin duke i lyer kokën dhe mjekrën me hanut dhe kafur në vendet e sexhdes. Është sunnet që burri të mbashtjellet në qefin me tri tesha: izar , kamis dhe lifafe por është e lejuar edhe nëse mjaftohen edh evetëm me dy tesha. Kur duanqë të mbështjellin të vdekurin, fillojnë nga ana e majtë dhe hudhim mbi të skajin e majtë të lifafes pastaj vazhdojnë me anën e djathtë. Po qese kanë frikë mos i hapet qefini ia lidhin. Gruaja mbështjellet me qefinë të përbërë prej pesë pjesësh: izar, kamis, himar, copë me të cilën i lidhet gjoksi dhe nga lifafeja edhe pse është e lëjuar po e mbështjellin edhe vetëm më tri pjesë. Himari vjen mbi këmishë dhe nën lifafeh, kurse flokët i lëshohen mbi gjoks. Flokët e të vdekurit nuk krehen, po as mjekra. As nuk i priten. Po kështu nuk i shkurtohen as flokët. Qefinët, para se të vendoset kufoma në to, renditen tek. Pasi përfundojë me larjen dhe mbështjelljen e të vdekurit me qefinë ia falin namazin. Personi më meritor për faljen e namazit të xhenazez është sulltani nëse është prezent, nëse ai nuk është po është kadiu atëherë e fal ky namazin e xhenazes. Kur edhe ky i fundit mungon, atëherë duhet t’i jepet përparësi imamit të lagjes pastaj të afërmit që është kujdesur për të vdekurin. Nëse të vdekurit ia fal namazin njeri tjetër veç veliut apo sulltanit atëherë veli e përsërit faljen e namazit të xhenazes. Mirëpo nëse e fal veli namazin nuk i lejohet askujt që të përsëris namazinmbas tij. Nëse varroset dhe nuk i falet namazi, në këtrë rast i falet namazi mbi var deri në tri ditë gjatë dimrit kurse verës deri mbas shtatë ditësh. Ai që fal xhenazen qëndron afër kraharorit të të vdekurit . Namazi i xhenazes është që të lexojë tekbirin mbas të cilit falënderon Allahun xh.sh. pastaj lexon një tekbir mbas të cilit çon salavat mbi pejgamberin a.s. pastaj thotë edhe një tekbir mbas të cilit lutet për veten dhe për të vdekurinedhe për muslimanët dhe në fund lexon në tekbir mbas të cilit jep selam. Namazi i xhenazes nuk falet në xhami me xhemat. Kur e venë kufomën në teneshir e mbajnë në katër krahët e tij dhe shpejtojnë me xhenazen pa mos u ngutur së tepërmi. Kur mbërinë te varri i të vdekurit është mekruh që njerëzit t ulen para se kufoma të lëshohet nga krahët e bartësve. Vari hapet ashtu që gërmohet anash dhe i vdekuri futë në anën e kibles. Kur i vdekuri lëhohet në varr, ai që e lëshon thotë: Bismilahi ve ala Mil-leti Resulilah, pastaj kthehet i vdekuri nga kibleja dhe i zgjidhet nyjet pastaj i hudhet përmbi qumësht. Është mekruh që të merret nddonjë njeri me mëditje dhe të mbulohet me dërrasa ndërsa nuk ka ndonj ëtë keqe të mbulohet me kasab dhe në fund mbulohet me dhe. Varri lëret pak i ngritur, nuk rrafshohet. Foshnja e cila lind e gjallë dhe vdes mbas lindjes, emërtohet, lahet, mbështjellet me qefinë dhe i falet namazi. Kur ajo lind e vdekur, futet në një gropë pa iu falur namazi.
|
|
LAST_UPDATED2 |