Skip to content
You are here: Hyrje Jurisprodence Agjerimi Kitabu’s-Saum
Kitabu’s-Saum PDF Print E-mail
Shkruajtur nga Administrator   
E premte, 18 Shkurt 2010 02:19

Agjërimi ndahet në dy lloje: Agjërim farz dhe agjërim nafile. Agjërimi vaxhi po ashtu ndahët në dy lloje: që lidhdet me kohë të caktuar, sikur që është agjërimi i ramazanit dhe nedhri i caktuar.


Agjërimi farz është i lejuar të bëhet edhe më nijet të agjërimit nafile. Prandaj nëse nuk ë bën nijetin derisa të dal mëngjesi, mund ta bëj nijet deri në kohën e zenitit. Lloji i dytë i agjërimit lidhet me agjërimet që hynë në përgjegjësi të njeriut si plotësimi i ramazanit të mbetur, nedhri i përgjithshëm dhe kefaretet e ndryshme. Agjërimi i këtillë nuk ëshë i lejuar përpos me nijet të bërë gjatë natës. I të njejtës natyrë është edhe agjërimi i Dhiharit, i Keffares dhe të ngjshëm. Agjërimi nafile mund të bëhet edhe me nijet deri në kohë të zenitit. Në ditën e njëzet e nënët ë të sha’banit jerëzit duhet ta kërkojnë hënën, kështu që nëse e shohin agjërojnë e poqese iu humbet , atëherë e plotësojnë Sha’banin tridhjetë ditë pastaj fillojnë të agjërojnë. Njeriu i cili e sheh hënën e Ramazanit vet, agjëron edh enësi imami nuk e pranon dëshminë e tij. Ndërkaq nëse në qiell ka ndonjë pengesë, imami pranon edh edëshminë e një njeriu të vetëm që është i drejtë dhe thotë se e ka parë hënën, qoftë burrë, qoftë grua, i lirë ose rob. Ndërkaq nëse në qiell nuk ka ndonjë pengesë, imai nuk pranon dëshminë e një njeriu derisa ta shohin hënën grup i madh njerëzish, lajmi i të cilëve jep të dhënë të pranuar. Koha e agjërimit të ditës fillon që nga dalja e agut të dytë deri në perëndimin e diellit. Agjërimi ëhstë larim nga të ngrënët dhe të pirët dhe mërëdëhniet gjinre dotën me nijet. Nëse njeriu që agjëron han, pin ose bën marëdhënie gjinore ditën me harresë nuk e prish agjërimin dhe as që i kërkohet ta plotësojë më pas, as të jap kefarte për të. Mirëpo nëse ai mendon për këtë agjërimi i prishet, prandaj mbas këtij rasti han me qëllim dh ekëtë ditë e plotëson më vonë. Në këtë rast nuk i kërkohet të bëjëkefaret për këtë prshje të agjërimit. Nëse një agjëruesi fle dhe ejakulon në ëndërr, ose shikon një grua dhe derdhet; Pi miskë ose bën hixhamen ose iktihalen, ose puth, nuk e prish agjërimin edhe nëse derdhet. Mirëpo, nëse prej puthjes derdhet apo nga të prekurit, në këtë rast duhet që agjërimin ta plotësojë ë vonë por edhe kësaj rradhe nuk i kërkohet të bëj Kefaretin e prishjes së agjërimit. Puthja nuk është ndonjë e keqe nëse sigirohet që nuk derdhet e nëse nuk është i sigutë për të, të puthurit është mekruh. Poqe se agjëruesi vjell nuk e prish agjërimi, kurse po volli me qëllim me gojën plotë agjërimin duhet ta plotësojë( pasi agjërimi i prishet. A.M). Agjërimin e prish edhe ai që gëlltinë guralec, hekur ose farë bime dhe më pastaj e plotëson atë. Personi i cili bën marëdhënie gjinitale në vaginë ose në anus, ha apo pin gjëra të ushqimore, apo mjekohet me to, ka për borxh plotësimin e agjërimt si dhe Keffaretin si Keffartei i Dhiharit. Kurse nnjë njeri i cili bën marëdhëni po jo në organin gjinor, dhe derdhet, plotëson agjërimin por nuk i kërkohet Keffareti. Në prishjen e agjërimt jashta ramazanit nuk ka Keffaret. Personi i cili injektohet, isteata, i lëshohen pika në vësh, ose mjeko ndonjë plag Xhaifetun ose Ametun me ilaç të lëngët dhe i arrinë në likth(stomak) soe në tru(gjak) e prish ramazanin. Por nëse i lëshohetn pia në majën e penisit, sipas Ebu Hanifes dhe Muhammedit nuk e prish agjërimin. Ndërkaq, Ebu Jusufi thotë se agjërimi i personit të tillë prishet. Një njeri i cili shijon ndonjë gjë me gjuhë nuk e prish agjërimin, mirëpo kjo është mekruh për të. Për gruan është mekruh që të përtypë ushqimin për fëmijën e saj kur është patjetër ta bëjë këtë. Përtypja e alkut nuk ia prish agjëruesit agjërimin, por është mekruh. Njeriut që agjëron nuk i prishet agjërimi nëse i hynë në fyt pluhur mielli, pluhur i rrugës ose duhan. Një i sëmurë që ka frikë se po agjëroi i shtohet sëmundja, e han ramazanin dhe mandej e plotëson atë. Ndonëse udhëtari të cilin agjërimi nuk e dëmton, është më mirë të agjërojë, por është e lejuar edhe nëse e ha dhe më pastaje bën kaza.

Nëse i sëmuri ose udhëtari vdes duke qenë në situatën e më hershmne të veten nuk e kanë obligim të bëjnë agjërimin kaza. Mirëpo nëse i sëmuri shërohet ose musafiri bëhet vendas dhe pastaj vdesin e kanë për obligim që agjërimin ta plotësojnë më vonë, domethënë ta bëjnë kaza. Plotësimin e agjërimit, bërjen kaza, nëse do njeriu në fjalë e bën pandërprerë, po deshi mund edhe ta bëjë me ndërprerje. Nëse agjërimin kaza e vonon derisa të hyjë Ramazani i vitit tjetër e agjëron Ramazanin e dytë dhe mbas tij e agjëron të parin. Për këtë rast nuk obligohet të jap fidje. Gruaja me bar edhe ajo që ka fëmijë gjiri nëse frigohen se dëmtojnë fëmijën ose veten, e han Ramazanin dhe më pas e bëjnë kaza pa e patur obligim fidjen. Një plak i mbetur i cili nuk mund të agjëroj e han Ramazanin dhe për çdo ditë ushqen nga një të varfër ashtu si është edhe për Keffaratet. Njeriu që vdes dhe i ka mbetur të bëjë kaza Agjërimin, nëse ai lë porosi për të, atëherë ushqen të varfër përgjegjësi i tij, për çdo ditë nga një të varfër me nga një gjysmë Sau me grurë ose një Saë më hurma ose me thekër. Një person që fillon të agjëroj vullnetarish pastaj e prish atë, duhet ta bëjë kaza agjërimin e prishur. Nëse fëmiu hynë në bilig ose qafiri bëhet musliman, e agjërojnë pjesën e mbetur të ditës dhe vazhdojnë të agjërojnë Ramazanin, por nuk e bëjnë kaza Ramazanin që u ka kaluar. Një njeri të cilit i humbet vetëdija nuk e bën kaza agjërimn e asaj ditë kur i humbet vetëdija por e bën kaza agjërimin e ditëve tjera. Kur i çmenduri kthehet në vete në një pjesë të Ramazanit, atëherë e agjëron pjesën e mbetur, kurse pjesën e kaluar e bën kaza. Kur grua fillon të përmuajshmet e saja ose bëhet lehonë, e prish agjërimin dhe mbasi pastrohet e plotëson atë. Kur musafiri kthehet në vendlindje ose gruaja pastrohet në një pjesë të ditës, vazhdojnë të agjërojnë pjesën e mbetur të ditës. Kur një person han syfir duke menduar se agimi nuk ka lindur ende, apo han iftar duke menduar se dielli ka perënduar,e pastaj më vonë merr vesh se agimi kishte dalë dhe se dielli nuk pat perënduar ende, këtë ditë e plotëson mbas Ramazanit dhe nuk duhet të bëj kefaret për të. Kur një njeri vet e sheh hënën e përfundimit të agjërimit nuk e prish agjërimin. Kështu edhe kur në qiell ka pengesa që pengojnë parjen e hënës, imami nuk e pranon jashta se dëshminë e dy vetëve burra, ose një burrë dhe dy gra për parjen e hënës së përfundimit të agjërimit. Ndërkaq, nëse në qiell nuk ka pengesa që pengojnë të parët e hënës, imami nuk pranon tjetër vetëm se dëshminë e një grup njerëzish me lajmin e të cilëve arrihet një e dhënë e pranuar, e saktë.

 

LAST_UPDATED2
 

Add comment


Security code
Refresh

Baner
Baner

SHERBIMET TONA

Kush eshte ne linje

Ne kemi 2 vizitorë online
mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot136
mod_vvisit_counterDje345
mod_vvisit_counterKete Jave481
mod_vvisit_counterJava e Fundit2997
mod_vvisit_counterKete Muaj2837
mod_vvisit_counterMuaji i Fundit15627
mod_vvisit_counterGjithesej99431
edrejta.com ne Facebook

Personalitete Shqiptare

Vehbi Ismaili

Imami pas vetes nuk la vetëm kaq shërbime për atdheun e tij, kaq kujtime të mira dhe një komunitet shqiptaro-mysliman aq mirë të organizuar, por ai pas vetes la edhe një vitrinë librash, të cilat për rreth gjysmë shekulli i shkroi me dorën e tij,

Lexo të plotë...

Ilmihal

Kushtet e Besimit (imanit)

Besimi është pranimi dhe vërtetimi i gjithë urdhërave të All-llahut xh.sh të cilat na i ka përcjellur me anë të Pejgamberit tonë a.s.


Lexo të plotë...

Te Ndryshme

Per Fillestaret
Pyetje-Pergjigje qe duhet ti dije çdo mysliman.
Emra Meshkujsh
Lexoni emrat me te bukur per Meshkuj