Skip to content
You are here: Hyrje Jurisprodence Agjerimi Çka është e çka nuk është mekruh (e papëlqyeshme) për agjëruesin
Çka është e çka nuk është mekruh (e papëlqyeshme) për agjëruesin PDF Print E-mail
Shkruajtur nga Stafi   
E shtunë, 29 Janar 2010 00:35

Nuk është mekruh përdorimi i misvakut ose i furrçes për pastrimin e dhëmbëve, mirëpo duhet pasur kujdes që pasta e dhëmbëve dhe uji të mos na  kaloje në fyt duke i larë dhëmbët.


Mekruh është që gjatë pastrimit pas kryerjes së nevojës së madhe të mos përdorim tepër ujë, sepse mund që uji të depërtojë brenda në zorrën e trashë e të na prishet agjërimi.

Mekruh është po ashtu të përdorim tepër ujë edhe gjatë larjes së gojës e hundës me rastin e marrjes së abdestit dhe guslit, me qëllim që të mos e rrezikojmë agjërimin.

Mekruh është që me gjuhë të provohet gjella që është duke e zier. Nëse sidomos gruaja burrin e ke shumë të prapë dhe me rrebe, atëherë nuk është mekruh që ajo ta provojë me maje gjuhe për kripë ose për diçka tjetër.

Mekruh është që agjëruesi ta përtypë një gomë (mastik) e cila është përtypur një herë më parë. Mirëpo, nuk lejohet të përtypet një mastik i paçelur dhe i papërtypur një herë.

Mekruh është që agjëruesi të japë gjak nëse frikohet se mund të dobësohet sa s’mund ta agjërojë ditën kur ka dhënë gjak. Nëse nuk ka këso frike mund të japë gjak dhe nuk është mekruh.

Nuk është mekruh që gjatë ditëve të nxehta agjëruesi ta shpërlajë gojën e hundën si dhe tërë trupin me ujë të ftohtë për t’u fllreskuar mirëpo duhet të ketë kujdes të mos i hyjë uji në trup. Sepse me këtë flladitje i ndihmohet agjëruesit ta agjërojë ditën e nxehtë.

Mekruh është për një burrë, i cili nuk i beson vetvetes, që ta puthë ose ta ledhatojë gruan e vet. E njëjta vlen edhe për një grua që nuk i beson vetvetes. Sepse te ky person ekziston rreziku të shkojë edhe më tej dhe të bëjë marrëdhënie intime e ta prishë agjërimin, për çka pastaj duhet të agjërojë 61 ditë.

Mekruh është gjithashtu që një burrë e grua ta përqafojnë njëri-tjetrin duke qenë të zhveshur, lakuriq, pa marrë parasysh i besojnë ose jo vetvetes. Mekruh është edhe puthja në buzë e bashkëshortëve gjatë agjërimit.

Nuk është mekruh dhe nuk e prish agjërimin nëse dikush zgjohet në mëngjes i papastër (xhunub) ose gjatë ditës fle dhe kur zgjohet e sheh se është bërë xhunub. Mirëpo, mekruh është që të mos pastrohesh (gusël të marrësh) menjëherë sa të të vijë mundësia për t’u pastruar.

Nuk është mekruh t’i merret erë lules ose miskut. Nuk është mekruh që agjëruesi të parfymoset dhe që agjëruesja të vendojë syrme e ngjyra vetëm për bashkëshortin e saj.

 

Add comment


Security code
Refresh

Baner
Baner

SHERBIMET TONA

Kush eshte ne linje

Ne kemi 8 vizitorë online
mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot157
mod_vvisit_counterDje334
mod_vvisit_counterKete Jave1621
mod_vvisit_counterJava e Fundit2997
mod_vvisit_counterKete Muaj3977
mod_vvisit_counterMuaji i Fundit15627
mod_vvisit_counterGjithesej100571
edrejta.com ne Facebook

Personalitete Shqiptare

Vehbi Ismaili

Imami pas vetes nuk la vetëm kaq shërbime për atdheun e tij, kaq kujtime të mira dhe një komunitet shqiptaro-mysliman aq mirë të organizuar, por ai pas vetes la edhe një vitrinë librash, të cilat për rreth gjysmë shekulli i shkroi me dorën e tij,

Lexo të plotë...

Ilmihal

Kushtet e Besimit (imanit)

Besimi është pranimi dhe vërtetimi i gjithë urdhërave të All-llahut xh.sh të cilat na i ka përcjellur me anë të Pejgamberit tonë a.s.


Lexo të plotë...

Te Ndryshme

Per Fillestaret
Pyetje-Pergjigje qe duhet ti dije çdo mysliman.
Emra Meshkujsh
Lexoni emrat me te bukur per Meshkuj