| Definimi i fik’hut |
|
|
|
| Shkruajtur nga Stafi |
| E hënë, 27 Dhjetor 2009 03:02 |
|
a) Definimi i fik’hut Fik’hu gjuhësisht: Të kuptuarit e përpiktë. I Lartmadhërishmi thotë: ”Për t’u aftësuar në diturinë fetare” (Tevbe, 122) Kurse kuptimi i tij është: Për t’a kuptuar këtë fe, të bëhen dijetar të saj të njohur hollësisht me kërkesat e tij. Ndërsa juridikisht: Kjo është lëmi e cila merret me dispozitat sheriatike veprimore të cilat përfitohen nga argumentet shtjelluese. Lëmi e cila merret me dispozitat sheriatike: Që domethënë të njohurit e dispozitave qofshin urdhëra apo ndalesa, hallall apo haram, vaxhib, mendub, mustehab, mekruh dhe të gjitha ato që erdhën prej sheriatit të zotëriut tonë, Muhammedit alejhisselam. Veprimore : Pra, e cila merret me veprimet e dukshme siç janë ibadetet dhe muamelatet 3 dhe ato të padukshmet siç është nijjeti, për shkak se ajo është pjesë e akides dhe imanit. Të cilat përfitohen nga argumentet shtjelluese: Që domethënë, të marrura e të nxjerrura nga argumentet sheriatike. b) Ndarjet e argumenteve sheriatike në fik’hun islam 1- Argumentet e prera. Ato janë: Kur’ani, sunneti mutevatir dhe ixhmai 4 . Këto janë argumentet më të forta dhe kush i mohon, dijetarët unanimisht (me ixhmaë) thonë: ka bërë kufër. 2- Argumentet supozuese. Ato janë: Hadithet ahad dhe kijasi 5 . c) Lënda e fik’hut Lëndët e fik’hut janë: veprat e mukel-lefëve (të ngarkuarve juridikisht) - të cilët kanë arritur moshën e pjekurisë, të cilët janë të mençur dhe me shqisa të shëndosha - të cilëve u ka arritur da’veja (thirrja islame) në lëmin e urdhërave, ndalesave dhe lejimeve. Po sjellim shembuj për çdo njërën sferë, urdhër, ndalesë, lejim apo më mirë të themi zgjedhje: 1- Për urdhër kemi ajetin: ”Agjërimi u është bërë obligim” (Bekare,183) 2- Për ndalesë: ” Dhe mos përgojoni njëri-tjetrin” (Huxhurat, 12) 3-Për lejim ose zgjedhje: ”Hani dhe pini e mos e teproni” (A’raf,31) d) Termet më të rëndësishme të lidhura me fik’hun 1- Farzi : I thuhet veprës e cila kërkohet të veprohet me shprehje të pakontestueshme me argument ekzistues të prerë. Shprehja: E cila kërkohet të veprohet, nënkupton urdhër apo ndalesë, kurse në këtë rast kur është fjala për farzin ka kuptimin e urdhëresës ngase ajo shprehet me foljen urdhërore (vepro) dhe me shprehje jokontestuese që nuk kalon në sferën e mendubateve dhe sunneteve. Shembull për farzin: Namazi, ngaqë All-llahu i Madhërishëm na urdhëroi ta falim. Andaj është farz, veprim obligues, e kush e mohon farzin bën kufër dhe meriton dënimin. I Lartmadhërishmi tha: “Urdhëro familjen tënde të falë namaz” (Taha, 132). Poashtu Ai tha: “Faleni namazin” (Bekare, 43). Termi farz dhe rukn kanë një kuptim përpos që rukni bënë pjesë si pjesë e farzit. Kurse sharti është sferë në të cilën vlerësohet vlefshmëria e veprës. Për shembull abdesti, sa i përket namazit. 2 - Vaxhibi: I thuhet veprës e cila kërkohet të veprohet me shprehje të pakontenstueshme me argument ekzistues supozues. Shembull për vaxhibin: Namazi i vitrit dhe dy bajrameve. Nuk ka dallim mes farzit dhe vaxhibit kur bëhet fjalë në esencë për shpërblim dhe dënim, por ata dallohen në shkallë: Vaxhibi nuk mund ta trajtoj kafir mohuesin e tij, e nëse e harron vaxhibin – posaqërisht në namaz - detyrohet të bëjë sehvi sexhde (sexhden për harresë). 3 - Sunneti: I thuhet veprës me të cilën njeriu që e vepron shpërblehet e ai që e lenë nuk dënohet. Sunnet i thuhet çdo gjëje e cila përcillet nga Pejgamberi alejhisselam qoftë fjalë, vepër apo pëlqim. Shembull: përdorimi i misvakut, madmada (shpërlarjes së gojës me gargara) dhe istinshaku (tërheqja e ujit në hundë) tri herë. Llojet e sunnetit : a) Sunneti muekked: I thuhet atij sunneti që e ka vepruar I dërguari All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve selem e që e ka praktikuar vazhdimisht por ka bërë me dije se nuk është farz. Shembull: Itikafi në Ramazan dhe sunneti sabahut. b) Sunneti gajri muekked: I thuhet atij sunneti që e ka vepruar I dërguari All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem por që nuk e ka praktikuar vazhdimisht. Shembull: Sunneti i katër rekateve para ikindisë. 4 - Mustehabbi: Ky është pjesë e sunnetit por është në gradë më të ulët se dy sunnetet e mëparshëm. Vendimi i tij: Vepruesi i tij shpërblehet kurse lënësi i tij nuk qortohet. Shembull: Veshja e atyre rrobave që i ka veshur Alejhisselami ose ngrënia e asaj që ka ngrënë dhe pirë ai. 5 - Harami: I thuhet veprës të cilën Ligjdhënësi (All-llahu) kërkoi të braktiset me argument ekzistues të prerë me shprehjen: mos vepro. Shembull: I Lartmadhërishmi thotë: “Dhe mos mbytni njeriun që All-llahu ka ndaluar (mbytjen e tij), përveç me drejtësi (që e kërkon sheriati)”. (Israë,33) Vendimi i tij: Është i domosdoshëm largimi nga ai, vepruesi i tij ndëshkohet, kurse mohuesi i tij trajtohet kafir. 6 - Mekruhu: Ai ndahet në dy lloje: a) Mekruhu tahrimen: I thuhet veprës për të cilën Ligjvënësi kërkon braktisjen e saj me argument ekzistues supozues. Vendimi i tij: Është i njejtë me vendimin e haramit në bazën e ndalesës dhe dënimit përveç asaj se mohuesi i tij nuk trajtohet kafir. Shembull: Veshja e mëndafshit dhe stolisja me ari për burrat. b) Mekruhu tenzihen: I thuhet veprës për të cilën Ligjvënësi kërkon braktisjen e saj me kërkesë jo të prerë. Vendimi i tij: Lënësi i tij shpërblehet kurse vepruesi i tij qortohet. Shembull: Ulja e imamit pa arsye gjersa është duke mbajtë hutben. 7 - Mubahu: I thuhet veprës e cila ka vetinë zgjedhëse, gjegjësisht nuk kërkohet veprimi i saj e as braktisja. Vendimi i tij: Vepruesi i tij nuk shpërblehet e as lënësi i tij nuk ndëshkohet, përpos nëse kur e vepron e bën nijjet për t’iu afruar All-llahut të Madhërishëm, atëherë ai shpërblehet. Shembull: Lejimi i ngrënies së ndonjë lloji nga ushqimet dhe pijet.
|
|
Një derë prej dyerve të xhennetit (Prindërit) |
| Ardit Hoxhllaku | |
|
Pagjumësia: Shkaktarja e qindra sëmundjeve |
| M.SHKODRANI | |
|
MARGARITARËT KËSHILLUES |
| Behxhet Jashari | |
|
Shkatërrimi i Mekkes dhe Medines |
| Nexhat Ibrahimi | |






![]() | Sot | 136 |
![]() | Dje | 345 |
![]() | Kete Jave | 481 |
![]() | Java e Fundit | 2997 |
![]() | Kete Muaj | 2837 |
![]() | Muaji i Fundit | 15627 |
![]() | Gjithesej | 99431 |
| Vehbi Ismaili |
Imami pas vetes nuk la vetëm kaq shërbime për atdheun e tij, kaq kujtime të mira dhe një komunitet shqiptaro-mysliman aq mirë të organizuar, por ai pas vetes la edhe një vitrinë librash, të cilat për rreth gjysmë shekulli i shkroi me dorën e tij, |
| Lexo të plotë... |
| Kushtet e Besimit (imanit) |
Besimi është pranimi dhe vërtetimi i gjithë urdhërave të All-llahut xh.sh të cilat na i ka përcjellur me anë të Pejgamberit tonë a.s. |
| Lexo të plotë... |