Shkrime te ngjashme
PYETJE-PERGJIGJE
Kritika ndaj Ebu Hanifes dhe përgjigjet e tyre
Mosngritja e duarve në Namaz. Ja mbi 40 argumente pro medh’hebit hanefi
8- Gjëegjëza që pyeti Pejgamberi a.s
- Shkruajtur nga Ardit HOXHLLAKU
Tregon Abdullah ibni Omeri r.anhuma:
Një ditë po rrinim bashkë me Pejgamberin a.s dhe aty e qerasen Pejgamberin a.s me hurma.
Pejgamberi a.s pas qerasjes na bëri këtë pyetje: “ Është një pemë prej pemëve që nuk i bien gjethet asnjë herë. Me lejen e Allahut xh.sh jep frytet e sajë dhe është e bereqetshme si një mysliman i mirë. Pa më thoni cila pemë është ajo?”
Të gjithë filluan të numëronin pemët e pyjeve. Mua më shkoi mendja se është hurma por nuk fola sepse aty ishin Hz. Ebu Bekri Hz. Omeri (babai) e shumë të tjerë më të mëdhenj se unë dhe më erdhi turp ta thosha.
Pasi i numëruan pemët me radhë i thanë o i Dërguar na e thuaj kush është ajo pemë.
Pejgamberi a.s u tha; ajo pemë është hurma.
Më pas unë i tregova babait se e dija përgjigjen që kërkonte Pejgamberi a.s. Babai më tha nëse do kishe thënë aty përgjigjen do të më bëje më të lumtur sesa të më dhuronin gjithë botën.[1]




