|
All-llahu në Kur'anin Famëlartë thotë:"Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, besimtarët e bisimtaret, adhuruesit e adhurueset,
të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit sadakadhënëset, agjëruesit e agjerueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumëpërmendësit e All-llahut dhe shumëpërmenëset e All-llahut, All-llahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh". (El Ahzab: 35).
Ajo ishte një nga bashkëkohëset e të Dërguarit të Zotit (s.a.u.s.). Në Medine ajo ishte një nga femrat që përmendej shpesh për bukurinë e saj dhe kishte pasur shumë kandidatë për martesë. Një ditë vendosi të paraqitej para Pejgamberit dhe me të dalë para Resulull-llahut, Hifa iu drejtua me këto fjalë: "Më këshillo me atë se ç'duhet të bëj, gjë e cila do të më çonte në xhen-net!"
Resulull-llahu iu përgjigj qetësisht: "Më parë duhet të martohesh me dikë. Me këtë akt, sigurisht që do të fitosh gjysmën e imanit". "O i Dërguar! - pyeti ajo, - Kush do të ishte bashkëshorti im? Më kanë kërkuar shumë veta! Më ka kërkuar sunduesi i Abisinisë, mbreti Negus, e unë nuk e kam pranuar. Ubejdullahu ka dhënë njëqind deve e shumë gjëra të tjera për mua, por dhe atë e kam refuzuar. O i Dërguar! Meqë po më thua se martesa është ajo që do më shpëtojë në botën tjetër, unë do të jem e kënaqur me atë të cilin Ti do të ma zgjedhësh për burrë". Resulullahu u zhyt në mendime, në qoftë se do t'i propozonte ndonjë nga emrat e sahabeve, të tjerëve nuk do t'u ofrohej një rast i tillë, prandaj i tha: "Kush hyn i pari në xhami, ai sipas përcaktimit të All-llahut do të jetë dhe burri yt". Kështu që ajo me këtë zgjedhje mbeti e kënaqur. Por ç'farë ngjau më pas? All-llahu (xh.sh.) i shtyu sahabet në një gjumë shumë të rëndë, nga i cili nuk mundën të zgjohen deri të nesërmen herët në mëngjes për sabah. Pejganberi s.a.v.s. po priste të shihte se kush do të hynte i pari në xhami.
Ndër këto mendime u shfaq Suhejbi. Ai nuk kishte asnjëri të vetin, ishte i varfër, i gjatë e i thatë, me trup të dobët. Ndërsa Hifa ishte grua e bukur, e pasur dhe e ndershme. Resulull-llahu e thirri pas namazit të sabahut Hifën dhe ia sqaroi asaj situatën. Ajo mbeti shumë e kënaqur me atë që i kishte përcaktuar All-llahu asaj. Resulull-llahu pasi që i thirri që të dy, u këndoi hutben dhe u tha: "Suhejb, çohu dhe merr diçka për këtë femër". Suhejbi u përgjigj: "O i Dërguar! Ti e din se prej gjërave të dun'jasë s'kam asnjë të vetmin dirhem".
Hifa urdhëroi dhe i sollën një qese me një mijë dirhem të argjendtë, të cilët ia ofroi Suhejbit duke i thënë: "Urdhëro e merri!" Resuli i tha: "Suhejb, merre këtë grua dhe çoje në shtëpi!" Suhejbi iu përgjigj: "O i Dërguar! Në cilën shtëpi ta çoj, kur Ti e din shumë mirë që shtëpia ime është xhamia!" Në atë moment foli Hifa: "Unë të dhuroj shtëpinë time të gatshme, e cila gjendet në këtë vend. Tashti të lutem çohu dhe më ço atje." Resulull-llahu këndoi duanë, kurse sahabet e lutën dhe e falenderuan All-llahun e madhëuar. Kur erdhi koha e mbrëmjes, Hifa dhe Suhejbi ishin tashmë në shtëpinë e tyre. Me të ardhur koha e fjetjes, Hifa i drejtohet Suhejbit: "O Suhejb! Dije se unë jam e mira jote, ndërsa ti vështirësia ime. Por, ti për këtë të mirë të falenderosh All-llahun e unë për këtë vështirësi të jem e durueshme. Eja pra, që natën ta kalojmë në ibadet." Dhe kështu ndodhi. Në mëngjes Suhejbi vjen në xhami, ndërkohë që Xhibrili (a.s.) e kishte njoftuar Resulin për atë se ç'ka kishte ndodhur natë e kaluar mes Hifës dhe Suhejbit. Resulull-llahu iu drejtua Suhejbit: "Do të tregoj për një lajm të gëzuar... Ju jeni xhen-netlinj dhe keni për të parë All-llaun e Lartësuar!"
Suhejbi nga gëzimi i madh, u lëshua me ballin në sexhde dhe iu lut All-llahut (xh.sh.): "Sunduesi im, nëse më ke falur, merre shpirtin tim që të mos gaboj." Ndërsa ishte në sexhde, All-llahu (xh.sh.) ia pranoi duanë dhe ja mori shpirtin. Në këtë rast që të gjithë qanë. Ndërkohë Resulull-llau shtoi: "Një gjë që juve do t'iu shqetësojë edhe më shumë është që në këtë moment edhe Hifa ia dorëzoi shpirtin e saj All-llahut (xh.sh.)." Që të dyve ua falën xhenazen dhe i varrosën pranë njëri-tjetrit. Lart mbi kokat e tyre vendosën nga një epitaf ku shkruhej: "Ky është varri i atij, i cili e falenderoi All-llahun (xh.sh.) për të mirën që ia dhuroi." Ndërsa në tjetrin shkruhej: "Ky është varri i asaj që ka qenë e durueshme në vështirësi të cilat ia ka përcaktuar All-llahu (xh.sh.)". Ky ishte imani i fortë i sahabeve të ndershëm të Resulit (s.a.u.s.). All-llahu (xh.sh.) thotë: "O ju që besuat, kinie frikë All-llahun me një sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë musliman (besimtar)!" (Ali Imran:102). "Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për të mirë, të ndaloni nga veprat e këqia dhe të besoni All-llahun."(Ali Imran:110).
Burimi: Klubi Studentor Shkup
|