| Femra në Kur’an |
|
|
|
| Shkruajtur nga Mr. Bekim Jashari |
| E mërkurë, 19 Janar 2010 20:47 |
|
Gruaja ne te kaluarën ishte ne kërkim te pozitës se saj, nderi i saj ishte i neperkembur, dinjiteti i saj ishte i shtypur.
I lartësuar qofte Allahu qe na beri pasues te mësimeve te Kur’anit, porosive te Muhamedit dhe pejgambereve tjere para tij, nga Ademi e deri tek vula e pejgamberise Muhamedi a.s, i konfirmuar me mesazhin e përgjithshëm dhe kolektiv. Kur’ani është Libri i kumtuar për ne për t’na treguar rrugën e mirësisë për te gjithë njerëzit, për te rregulluar jetën private dhe publike te individit dhe shoqërisë njerëzore ne tërësi. Ne theks te veçante Kur’ani ne përmbajtjen e tij solli dispozita për shoqërinë, rolin e gruas dhe rregullat rreth saj. Familja zë një vend te rwndwsishwm ne Librin e Allahut xh.sh. Ne mësimet islame çështjet civile si fejesa, martesa janë te qartësuara ne shume ajete, por edhe kaptina te shumta flasin për këtë fushe. Gruaja ne te kaluarën ishte ne kërkim te pozitës se saj, nderi i saj ishte i neperkembur, dinjiteti i saj ishte i shtypur. Pra ne te gjitha fushat ajo ishte ne pamundësi për te vendosur për te drejtat e saja. Me ardhjen e Kur’anit asaj i kthehet vlera si njeri. Kur’ani ne shume ajete dhe sure parashtron dispozitat rreth saj, pikërisht kaptina me e madhe e Kur’anit i kushtohet rregullave rreth saj ne raport me mashkullin dhe ne këtë mënyrë rregullohen dispozitat edhe ne raportin bashkëshortor ne theks te veçante.. Prandaj, para se te flasim rreth ketyre rregullave dhe dispozitave Kur’anore ( në veçanti ne suren el-bekareh) do te bëjmë një vështrim te përgjithshëm mbi qëndrimin islam ndaj femrës. Karakteristike e pare e raportit kur’anor ndaj femrës është barazia e gjinive. Kur’ani na mëson qe femra dhe mashkulli janë krijesa te Allahut dhe se ne asnjë mënyrë femra nuk është e një rangu me te ulet se mashkulli. Ne kontekst te kësaj, Kur’ani vuri dispozita për te dy gjinitë e qe kane te bëjnë me çështje te drejtave dhe barazive te tyre ne shoqëri. Allahu ka garantuar çdo anëtari te shoqërisë te drejtat dhe barazinë mes tyre, duke kërkuar qe detyrat dhe obligimet e vura nga Ai te jene te zbatueshme pa dallim. Secili nga ne ka detyra ndaj tjetrit si njerëz, femër apo mashkull. Islami i dha vlere dhe konsiderate femrës e cila ka rol kyç dhe është pjese e barabarte e shoqërisë-si krijese. Islami i konsideron si mashkullin ashtu edhe femrën si krijesa madhështore te Zotit, ajo shihet si pjesëtare shembullore ne shoqëri. Zoti fuqiplote i krijoi njerëzit prej një baze, një origjine, prej dheu siç e përmend edhe ajeti: “ O ju njerëz! Kine friken Zotin tuaj qe ju ka krijuar prej një njeriu dhe nga ajo krijoi palën ( shoqen) e saj e prej atyre dyve u shtuan burra shume e gra” En Nisa 1 Gruaja ne islam është pjese integrale e shoqërisë sikurse burri, ne këtë referohet edhe ajeti Kur’anor:” O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise qe te njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se tek Allahu me i ndershmi nder ju është ai qe me tepër është ruajtur” El huxhurat 13 Kur’ani na lajmëron se femra ne kohen e injorancës arabe ishte e përbuzur, ne veçanti lindja e vajzës shkaktonte mllef dhe fshihej prej njerëzve për shkak te lindjes se saj. Mbi pikëpamjen islame rreth statusit te femrës është folur shpesh dhe kjo sot nuk është diçka e re sipas islamit, për faktin se shume ajete, dhe sure i japin rendësi asaj, por edhe tituj te shumte ne jurisprudencën islame ne kapituj te ndryshëm flasin për femrën dhe statusin e saj. Islami beri emancipimin e femrës e cila ne kohet e kaluara iu nënshtrua padrejtësisë dhe mohimit te se drejtës se saj për jete te lire publike dhe shoqërore. Asaj i ndalohej prekja e librave te shenjta si dhe i mohohej e drejta për te marre pjese me burrat ne aktivitetet shoqërore: “ Kush bën ndonjë nga punët e mira, qofte, mashkull ose femër duke qene besimtar, te tillët hyjnë ne xhenet dhe nuk u behet fare padrejtësi” En nisa 124 Por edhe ne shume ajete tjera Kur’ani i jep pozitën dhe përgjegjësinë e femrës, ajo konsiderohet ne islam me përgjegjësi te ndara nga mashkulli, si ne aspektin e besimit , moralit dhe veprimtarisë se saj ne shoqëri. Roli i saj ne shoqëri është i madh dhe se ajo paraqet pjesën e shoqërisë myslimane. Imazhi i saj ne islam është imazh i bukurisë, drejtësisë dhe dinjitetit, ne familje ajo sjell strehimin paqësor, siç e potencon Kur’ani Famë lartë: “Dhe nga faktet (e madhërisë se) e Tij është qe për te mirën tuaj, Ai krijoi nga vete lloji juaj palën (gratë), ashtu qe te gjeni prehje tek ato dhe ne mes jush krijoi dashuri e mëshirë.” Err rum 21 Ne nje prononcim te tij ne lidhje me femrën dhe statusin e saj ne islam, Dr. Buti deklaron: “ Islami i konsideron si mashkullin ashtu edhe femrën krijese e ndershme e Zotit, mbi parimin e njerëzisë dhe i vetmi dallim qe e vërejmë mes tyre është veprimtaria e tyre apo shkalla e devotshmërisë, bazuar ne këtë ky mund te jete ndryshimi mes tyre” Dispozitat islame ne raport me femrën E drejta financiare Është e njohur nga e kaluara e popujve se femra ne shoqëritë e tyre nuk gëzonte asnjë te drejte, civile, sociale dhe shoqërore. Me ardhjen e islamit gjendja e saj rregullohet tërësisht duke konfirmuar pavarësinë dhe te drejtat e saja civile si dhe duke shpallur lirinë e saj te plote financiare. Zoti thotë: “Burrave ju takon hise nga ajo qe fituan ata dhe grave gjithashtu ju takon hise nga ajo qe fituan ato…” En nisa 32 Ajeti tjetër vërteton parimisht te drejtat ne trashëgim për meshkuj dhe për femra’’Meshkujve ju takon pjese nga pasuria qe e lenë prindërit e te afërmit( pas vdekjes ), edhe femrave ju takon pjese nga ajo qe lënë prindërit e te afërmit…” en nisa 7. Asaj i lejohet te posedoj pasuri edhe pa pëlqimin e bashkëshortit, ka te drejtën për te shitur e blere si dhe për te administruar me paratë dhe pronën e saj. “E ne rast te abuzimit te se drejtës se saj financiare, atëherë e drejte e saj është qe me kwmbwngulje te kthej dhe te vërtetoj te drejtën ne trashëgimi . “Islami paralajmëroj njerëzit për injorancën e tyre ndaj femrës te cilët abuzojnë me te drejtën e saj, ne rastin kur asaj i mohohet e drejta ne trashëgimi pas vdekjes se prindit apo bashkëshortit apo vendimi për t’i ndaluar asaj martesën ne mënyrë qe te përfitohet nga pasuria e saj. Asaj i lejohet te posedoj pasuri edhe pa pëlqimin e bashkëshortit Kur’ani vendosi për pavarësinë financiare te mashkullit dhe femrës duke i bere ata përgjegjës te pavarur ne çështjet financiare dhe përmes kësaj anuloi këto zakone duke i dhënë tere farefisit femëror hise dhe te drejtën ne trashëgimi. Kur’ani thotë: “ edhe femrave gjithashtu ju takon hise nga ajo qe fituan ato…” Ne këtë ajet Allahu konfirmon se pasuria e femrës është e ndare prej pasurisë se mashkullit dhe ne këtë kontekst Dr. Muhamed ebu Faris njohës i mire i kësaj fushe thotë: “ Është e drejte e femrës për te poseduar pasuri te luajtshme dhe të paluajtshme e për këtë janë sjelle dispozita juridike nga Kur’ani dhe se shpërdorimi i këtyre fondeve nga gjinia tjetër llogaritet kundërvajtje dhe ndëshkim për abuzuesit e pasurisë se femrës e e cila ne çdo forme ka te drejtën legjitime te mbroje dhe te marre te drejtën e saj, gjithherë ne përputhje me normat islame”. E drejta për pune: Ne lidhje me te drejtën e punës, islami konsideron se femra mbanë përgjegjësinë primare ne çështjet dhe menaxhimin e punëve te shtëpisë , kujdesin për higjienën, për fëmijët dhe edukimin e tyre. Pra ajo është përgjegjëse kryesore në familjen e saj. Gjithashtu ajo mban edhe përgjegjësi ekonomike në familje si dhe nuk ka pengesë që ajo të punoj edhe jashtë shtëpisë gjithherë duke ruajtur dinjitetin dhe personalitetin e saj . Edhe femra pra është me të drejta te plota siç e ceka më lart, por parimisht ajo duhet të përqendroj kujdesin e saj ndaj edukimit të brezave të cilët do të ishin ne shërbim te shoqërisë dhe kjo në një mënyrë llogaritet pak me e lehte se sa puna e saj ne industri, bujqësi apo tregti edhe pse puna e tille eshte e lejuar për të apo punë tjera që janë në suaza të lejuarës. Argument tjetër i lejimit te punës dhe daljes se gruas për nevoja te veta është edhe ky ajet kur’anor: “ Burrave ju takon hise nga ajo qe fituan ata dhe grave gjithashtu ju takon hise nga ajo qe fituan ato” En nisa 32 E drejta për arsimim Ne lidhje me te drejtën për arsimim, kur’ani ka kërkuar nga njerëzit qe te kërkojnë diturinë e që shumë ajete i referohen rëndësisë që ka dija, shkenca dhe kërkimi i diturisë ne vazhdimësi. Për këtë kemi ajete te shumta por edhe hadithe qe obligojnë kërkimin e diturisë. Islami e beri obligim kërkimin e diturisë për çdo mysliman dhe myslimane dhe se ne shoqërinë islame asnjëherë nuk mund te këtë ndalese për marrjen e diturisë për asnjërën gjini. Lexuesi i kur’anit vëren qarte përcaktimin hyjnor për te drejtën e arsimimit te femrës sepse ajo konsiderohet gjysma e shoqërisë e për këtë fakt ajo nxitet për shkence, arsim si dhe kujdes te jashtëzakonshëm ndaj dijes. Na është e njohur qe ajeti i pare apo kryetitulli kur’anor është “LEXO” si dhe ajeti tjetër: “ Po Allahut ia kane friken nga robërit e Tij, vetëm dijetaret…” Fatir 28 Imam Nesefiu ne komentimin e tij rreth këtij ajeti thotë: “ Friken Allahut ia kane ata shkencëtarë te cilët njohin dhe madhërojnë Allahun me cilësitë e Tij madhështore, por edhe studimin e tyre mbi Librin e shenjte si dhe mësimet e te dërguarit a.s. përmes kësaj atyre u shtohet frika Pejgamberi a.s. ne një thënie te tij obligon te dy gjinitë për dije: “ Kërkimi i diturisë është obligim për çdo besimtare dhe besimtare” Ibn Maxheh Ndersa Dr. Nurud-din Itr ne lidhje me arsimimin e femrës thotë: ”Këtu kemi te bëjmë ne radhe te parë mbi detyrat që ka femra për te njohur parimet elementare si çështjet e besimit dhe konditave te fesë por edhe ato qe kane te bëjnë me interesin e saj dhe obligimet e jetës qe ka ajo dhe se kryerja e obligimeve është detyre për te, e ne këtë rast edhe kërkimi i diturisë” Në kohën e të dërguarit, gratë e panë te rrugës nevojën e marrjes se njohurive, për këtë arsye shkuan te i dërguari dhe kërkuan qe edhe ato te jene pjese e këshillave dhe njohurive qe predikon i dërguari a.s. Ebi Seid el Hudrijj rrëfen: Femrat kërkuan nga i dërguari qe edhe për to te këtë kohe për ligjërime dhe këshilla. I dërguari u premtoi atyre një dite për t’u ligjëruar dhe këshilluar Kjo tregon për interesimin qe kishte femra për t’u pajisur me dije qe ne ato kohe, ndërsa sot bota moderne pavarësisht nga thirrjet për emancipimin e grave ngec ne këtë drejtim. Femra sipas islamit zë vend te rëndësishëm me një mision shkencor ku ajo e ka te qarte vendimin dhe statusin e saj për t’u pajisur me njohuri shkencore e qe për këtë qarte flet Kur’ani dhe i Dërguari Muhamed a.s, por edhe libra te shumte ne sferën e arsimimit te femrës. (Shkëputur nga teza e magjistraturës me temën ”Dispozitat e femrës në kaptinën el-bekareh", mbrojtur me 08.07.2009 ne Bejrut)
|
| LAST_UPDATED2 |
|
Një derë prej dyerve të xhennetit (Prindërit) |
| Ardit Hoxhllaku | |
|
Pagjumësia: Shkaktarja e qindra sëmundjeve |
| M.SHKODRANI | |
|
MARGARITARËT KËSHILLUES |
| Behxhet Jashari | |
|
Shkatërrimi i Mekkes dhe Medines |
| Nexhat Ibrahimi | |






![]() | Sot | 135 |
![]() | Dje | 345 |
![]() | Kete Jave | 480 |
![]() | Java e Fundit | 2997 |
![]() | Kete Muaj | 2836 |
![]() | Muaji i Fundit | 15627 |
![]() | Gjithesej | 99430 |
| Vehbi Ismaili |
Imami pas vetes nuk la vetëm kaq shërbime për atdheun e tij, kaq kujtime të mira dhe një komunitet shqiptaro-mysliman aq mirë të organizuar, por ai pas vetes la edhe një vitrinë librash, të cilat për rreth gjysmë shekulli i shkroi me dorën e tij, |
| Lexo të plotë... |
| Kushtet e Besimit (imanit) |
Besimi është pranimi dhe vërtetimi i gjithë urdhërave të All-llahut xh.sh të cilat na i ka përcjellur me anë të Pejgamberit tonë a.s. |
| Lexo të plotë... |