Skip to content
You are here: Hyrje Femra ne Islam PARATHËNIE
PARATHËNIE PDF Print E-mail
Shkruajtur nga Stafi   
E mërkurë, 12 Janar 2010 18:18

Shekujve të fundit në botë ka ndryshuar shumëçka. Shumë çështje nuk janë përmendur fare në të kaluarën ose, së paku, nuk u është dhënë hapësirë e duhur, ndërsa sot janë me rëndësi, relevante dha janë çështje komplekse. Për zgjidhjen e çështjeve të këtilla, religjionet dhe sistemet shoqërore kanë zhvilluar dhe kanë shtruar ide të ndryshme dhe kanë bërë analiza sipas botëkuptimeve të tyre. Njëra ndër to është edhe çështja e gruas.

Në temën gruaja dhe e drejta e saj, në fillim në Perëndim, u hap një betejë e vërtetë. Në Evropë, sipas masave të zhvillimit ideor, në lëmin e të drejtave njerëzore dhe parimeve tjera, është thënë dhe shkruar shumë. Në anën tjetër, në Lindje dhe në vendet islamike, pa marrë parasysh të drejtat që Islami u jep femrave, ky “fajësohet” për shkak të disa, “mungesave dhe vlerësimeve të gabueshme”. Ndaj, filloi një luftë e njëjtë si në

Evropë. Në realitet gjendja në vendet islamike ndryshonte nga ajo në Evropë. Por, sëmundja e imitimit të çfarëdo lëvizjeje në Evropë imituesve u pengoi të vërejnë ndryshimet midis tyre. As sot nuk është zgjidhur çështja e gruas. Ndaj, për këtë thuhet e shkruhet shumë edhe në Perëndim edhe në Lindje. Nuk është shkruar asnjë vepër në gjuhën turqishte që na e ndriçon kuptimin objektiv të Islamit, lidhur me këtë çështje. Rinia e sotme intelektuale që shumë pak është e informuar me çështjen e Islamit, të vetmin informim mund ta marrin nga veprat jo objektive të Perëndimit, ku kanë vështirësi të mëdha të gjejnë realitetin në temën: “E drejta e gruas në Islam”. Ja lexues të respektuar, veprën që keni në dorë, e shkrova sa për të plotësuar një nevojë të tillë. Tema kryesore e veprës është “mënyra e kuptimit të çështjes së gruas në Islam dhe të drejtat që Islami ia jep asaj”. Përveç kësaj, veçanërisht në kohën e të Dërguarit a.s. dhe të të katër halifëve, përfshin edhe temën lidhur me çështjen e gruas në vendet e sotshme të Lindjes dhe të Perëndimit, si dhe gjendjen paraislamike në siujdhesën e Arabisë dhe në vendet tjera të botës. Në përpilimin e kësaj vepre janë marrë edhe citate nga “librat e shenjtë” të kohës para islamike. Kështu na u dha mundësia të bëjmë krahasime dhe t’i shqyrtojmë gjykimet e pranishme në librat religjioze të Perëndimit, që kanë ndikuar thellë dhe kanë bërë kritika të ashpra në lidhje me çështjen e gruas në vendet islamike. Kur iu rrekëm kësaj teme, gjithnjë kishim parasysh parimin që, “realitetin të mos e vlerësojmë me masat njerëzore, por njerëzit t’i vlerësojmë me masën e së vërtetës”. Dhe, duke u nisur nga ky parim, u mbështetëm në burimet themelore të Islamit, që janë Kur’ani Famëlartë dhe Sunneti. Kështu të gjitha ajetet që kanë të bëjnë me gruan, i nxorëm nga Kur’ani. E, duke i krahasuar të gjithë hadithet lidhur me gruan, dëshiruam të japim një kuptim më të plotë për Islamin. U konsultuam me juristët islamikë për argumentet e Kur’anit dhe sunnetit, dhe kur morën mendimet e tyre të mbështetura në argumente, duke i pasë parasysh të gjitha sektet e njohura, zgjodhëm faktet të cilët na u dukën më bindëse. U ikëm disa ideve personale që s’kishin mbështetje në shpjegimin e komenteve dhe zgjidhjen e ideve, në mënyrë që deri në maksimum të ruajmë objektivitetin shkencor. Burimet që shfrytëzuam në këtë vepër janë shpjeguar në fusnota ndërsa titujt e plotë janë dhënë në fund të librit. Nuk kishim qëllim t’i vërtetojmë realitetet shkencore e religjioze, dhe nuk iu dha vend asnjë qëndrimi përveç atij të ehlisunnetit (atyre që pasojnë sunnetin). Për të gjitha vërejtjet dhe kritikat që mund t’i bëhen kësaj vepre lidhur me çështjet e komplikuara që ngërthen libri, që më parë u falënderohemi. “Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit.”

Prof. Dr. Bekir Topaloğlu

Universiteti Marmara

Fakulteti Teologjik

Stamboll

 

LAST_UPDATED2
 

Add comment


Security code
Refresh

Baner
Baner

SHERBIMET TONA

Kush eshte ne linje

Ne kemi 4 vizitorë online
mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot143
mod_vvisit_counterDje334
mod_vvisit_counterKete Jave1607
mod_vvisit_counterJava e Fundit2997
mod_vvisit_counterKete Muaj3963
mod_vvisit_counterMuaji i Fundit15627
mod_vvisit_counterGjithesej100557
edrejta.com ne Facebook

Personalitete Shqiptare

Vehbi Ismaili

Imami pas vetes nuk la vetëm kaq shërbime për atdheun e tij, kaq kujtime të mira dhe një komunitet shqiptaro-mysliman aq mirë të organizuar, por ai pas vetes la edhe një vitrinë librash, të cilat për rreth gjysmë shekulli i shkroi me dorën e tij,

Lexo të plotë...

Ilmihal

Kushtet e Besimit (imanit)

Besimi është pranimi dhe vërtetimi i gjithë urdhërave të All-llahut xh.sh të cilat na i ka përcjellur me anë të Pejgamberit tonë a.s.


Lexo të plotë...

Te Ndryshme

Per Fillestaret
Pyetje-Pergjigje qe duhet ti dije çdo mysliman.
Emra Meshkujsh
Lexoni emrat me te bukur per Meshkuj