|
Shkruajtur nga Administrator
|
|
E premte, 18 Shkurt 2010 02:31 |
|
Poqe se muhrimi pengohet nga vazhdimi i rrugës për në haxh nga një armik, apo i paraqitet ndonjë sëmundje e cila e pengon të vazhdojë rrugën i lejohet atij të lirohet nga obligimete haxhit,
kështu që i thuhet të dërgojë një dele të therret në Harem dhe ai gjn ndonjë që i jep besën se do ta mbajë një dit delen deri në vend dhe do ta therr në Harem, kështu që pasi ai të ket therë delen haxhiu në fjalë lirophet nga obligimet e Haxhit. Nëse nijetin e ka bërë për Haxh Kiran dërgon në harem dy Kurbana. Mirëpo, nuk është e lejuar që Kurbani i Ihsarit të therret diku tjetër jashta Haremit. Për Ebu Hanifen ai mund të therret edhe para ditës së Kurbanave kurse dyimamët tjerë thonë se nuk lejohet të therret kurbani për Muhsirin në ditë tjetër jashta ditës së Kurbanave. Për muhsirin, haxhiun e penguar nga kryerja e Umres është e lejuar ta therr Kurbanin kur të dojë. Haxhiu që është penguar nga kryerja e Haxhit, pasi të lirohet nga ngarkesat e Haxhit, obligohet me një haxh tjetër dhde një Umre, kurse ai që pengohet nga kryerja e Umres, ngarkohet me bërjen kaza të saj. Ndërkaq, haxhiu muser me nijet të haxhit Kiran, obligohet me kryerjen e një Haxhi të ardhshëm dhe me dy Umre. Kur haxhiu muhser dërgon Kurbanin në harem dhe obligon ndonjë që ta therrr në ditë të caktuar, madje lirohet nga pengesa e më hershme, nëse mund ta mbërrijë Haxhin po jo edhe Kurbanin, i lejohet, mbështetur në istihsan, të lirohet nga obligimet e Haxhit. Pokështu, edhe ai i cili pengohet në vet Meken dhe nuk ka mundësi të bëjë Haxhin, qëndrimin në Arafat dhe Tavafin, zehet se është muhser. Por, poqe se ka mundësi të bëjë njërën prej tyre nuk quhet si Muhser.
|
|
LAST_UPDATED2 |