Skip to content
You are here: Hyrje
Babu’t-Temetu’ë PDF Print E-mail
Shkruajtur nga Administrator   
E premte, 18 Shkurt 2010 02:28

Për medhhebin tonë Temmetui është më i vlefshëm se Ifradi. Hxhi me nijet të Haxhit Temetu’ë është dy llojesh, Haxh Temetu’ë me therrje të kurbanit dhe pa kurban.


Haxhi Temetu është kur haxhiu që nga mikati e bën nijetin për Umre dhe dhe hynë në Mekke, e bën Tavafin e Qabes., e bën sa’jin mes Safasë dhe Merves, rruan kokën ose vetëm shkurton flokët dhe me këtë lërohet nga borxhet e Umres, prandaj dhe i ndërpret Telbijet kur të fillojë me Tavafin. Pas Tavafit qëndron në Mekke i lirë nga obligimet. Në ditën e Tervijes bën nijetin e Haxhit që nga Mesxhidi Harami dhe fillon me veprimet e Haxhit sikur edhe Haxhiu me nijet vetëm të Haxhit. Për ndryshim nga personi që ka bërë nijet vetëm kryerjen e Haxhit, individi me nijet të Haxhit Temetu’ë, obligohet me therrjen e Kurbanit të posaçëm për formën e këtij Haxhi. Mirëpo nëse nuk ka ç’farë të therr agjëron tri ditë në Haxh dhe shtatë ditë tjera kur kthehet te familja e tij. Nëse përsoni i cili ka bërë nijet Haxhin Temetu’ë do të therr kurban, bën nijetin e Haxhit dhe atëherë e therr kurbanin pasi ta ketë ndëruar me Mezadeh, me Na’l ose me Shaëru’l-Bedneh, sipas mendimit të Ebu Jusufit dhe Imam Muhammedit r.h. Kjo nënkupton që t’ia hek simanet nga ana e djathtë. Për mendimin e Ebu Hanifes kurbanin nuk e dekoron me sha’r. Kështu, kur hynë në Mekke bën Tavafin, sa’jin mes Safasë dhe Merves dhe nuk lirohet nga obligimet Umres derisa të bëjë nijetin e Haxhit në ditën e Tervijes, por edhe nëse e bën para ditës së Tervijes është e lejuar, vetëm se për këtë veprim obligohet me gjak(therrje të Kurbanit). Haxhiu me nijet të Haxhit Temetu’ë shkarkohet nga obligimi i Umres dhe i Haxhit, pasi rruan kokën në ditën e Kurbanit. Për mekasit nuk vlen Haxhi Temetu’ë e as ai Kiran. Për ata është i obligueshëm vetëm haxhi Ifrad. Nëse personi i cili ka bërë nijet të Haxhit Temetu’ë kthehet në vendin e tij para se të ketë kryer Umren dhe pa e therrur Kurbanin, Haxhi Temetu’ë i prishet. Nëse një person e bën nijetin për Umre para muajve të Haxhit dhe me nijet të Umres bën më pak se katër Tavafe, pastaj hynë muajt e Haxhit dhe e bën nijetn e Haxhit Temetu’ë, llogaritet si Mutemeti’ë. Mirëpo, nëse me nijet të Umres bën katër ose më tepër tavafe rreth Qabes, dhe në të njejtin vit bën nijetin edhe për Haxhin, nuk llogaritet si Mutemetië-njeri i cili e bën nijetin për haxhin Temetu’ë. Muajt e Haxhit janë: Shevali, Dhu’l-Kade dhe dhjetë ditë të Dhu’l-Hixhxhes. Nëse nijetin e Ihramit për Haxh e bën para këtyre muajve lejohet dhe personi obligohet me Haxhin.

Kur gruaja hynë në Hajz në kohën e Ihramit, lahet dhe bën sikur bëjnë haxhit vetëm se nuk rrotullohet rreth Qabes derisa të pastrohet. Ndërkaq, nëse hynë në Hajz pas qëndrimit në Arafat dhe Tavafi Zijares shkon në Mekke dhe nuk obligohet me asgjë si kompenzim për lëshimin e Tavafi Sadrit.

 

LAST_UPDATED2
 

Add comment


Security code
Refresh

Baner
Baner

SHERBIMET TONA

Kush eshte ne linje

Ne kemi 2 vizitorë online
mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot136
mod_vvisit_counterDje345
mod_vvisit_counterKete Jave481
mod_vvisit_counterJava e Fundit2997
mod_vvisit_counterKete Muaj2837
mod_vvisit_counterMuaji i Fundit15627
mod_vvisit_counterGjithesej99431
edrejta.com ne Facebook

Personalitete Shqiptare

Vehbi Ismaili

Imami pas vetes nuk la vetëm kaq shërbime për atdheun e tij, kaq kujtime të mira dhe një komunitet shqiptaro-mysliman aq mirë të organizuar, por ai pas vetes la edhe një vitrinë librash, të cilat për rreth gjysmë shekulli i shkroi me dorën e tij,

Lexo të plotë...

Ilmihal

Kushtet e Besimit (imanit)

Besimi është pranimi dhe vërtetimi i gjithë urdhërave të All-llahut xh.sh të cilat na i ka përcjellur me anë të Pejgamberit tonë a.s.


Lexo të plotë...

Te Ndryshme

Per Fillestaret
Pyetje-Pergjigje qe duhet ti dije çdo mysliman.
Emra Meshkujsh
Lexoni emrat me te bukur per Meshkuj