|
Martesa ne kohen e İnjorances. |
|
|
|
|
Shkruajtur nga Ardit Hoxhllaku
|
|
E mërkurë, 12 Janar 2010 18:28 |
|
Llojet e martesave ne kohen e injorances i tregon nje hadith ne kete menyre. 1- Personi qe donte tu martonte shkonte tek i ati ose kujdestari i vajzes te cilen donte ta merrte dhe i thonte per martese.
Nese njerezit e vajzes e pranonin kete propozim atehere e benin lidhjen e kurores midis tyre.2- Pasi gruaja u sheronte nga te permuajshmet burri i saj i thonte shko tek filani fli me te dhe thuaj te martohet me ty. Burri nuk e prekte gruan e vet deri sa ta kuptonte qe ajo ka ngelur shtatezene me njeriun te cilin i ka thene burri i saj te fleje me te. Ky veprim i ndyre u bente gjoja per te sjellur ne jete nje femije te paster nga para ardhesit. Kjo gje i bente njerezit qe ta shikonin zinan (marredheniet jashta kurores) si nje veprim teper normal.
3- Nje grua perjetonte jeten bashkeshortore me me shume se dhjete burra. Kur ajo ngelte shtatezene shkonte tek burri i vet dhe i thonte qe ti blidhte te gjithe ata burrat te cilet kane bere marredhenie me te. Kur u mblidhnin te gjithe gruaja i thonte atij te cilit e donte me shume se ky femije eshte nga marredhenia qe kam bere me ty dhe i vendoste femijes emrin e ketij burri. Kete gje ai burre nuk mund ta mohonte. 4- Disa gra te cilat ishin lavire vendosnin ne dyert e tyre shenja ne menyre qe tu kuptonin se kush jane. Kushdo qe donte te hynte ne ato shtepi pa kerkuar leje nga ajo grua. Gruaja e pranonte ate qe hynte brenda pa kundershtim. Pasi gruaja ngelte shatatezene mblidhte disa burra nga ata te cilet kishin kryer marredhenie me te dhe shikonin kuj i ngjante femija. Pasi vendosnin se kujt i ngjane femija ia dorezonin atij femijen. Keshtu femijen e lindur nga zinaja ia dorezonin nje babai te vendosur me hamendje. (Buhari, nikah, 37. bab; Ebu Davud, Nikah, 33. bab).
Veç ketyre lloj martesash ne ate kohe kishte dhe disa lloje te tjera si : Muhadene ose hidn e cila ishte marredhenia e fshehte e grave me burrat. Shigar: martesa me motrat ose njerkat e tyre pa kurrfare marreveshje. Bedel: shkembimi i grave ndermjet njeri-tjetrit. İstibda: dergimi i gruas tek nje burre tjeter per te bere marredhenie ne menyre qe tu lindi femije. Zajzen ose Makt: martesa me nenen e vet pas vdekjes se babait.
Siç e shohim atehere ishte çdo gje normale pra nuk kishte nje kufi ne imoralitet por çdo gje u quante e ndershme. İslami solli vleren e gruas dhe nderin e saj. E mbrojti ate duke e futur nen kuroren e burrit te saj.
|
|
LAST_UPDATED2 |