Shkrime te ngjashme

PYETJE-PERGJIGJE

Kritika ndaj Ebu Hanifes dhe përgjigjet e tyre

Imam Ebu Hanifes nuk i ka nxjerrë asnjë hadith Buhariu e as Muslimi, as gjashtë imamët tjerë të hadithit. Ky është argument se ata nuk kishin ndonjë konsideratë ndaj tij, ose se ai nuk ishte...

Mosngritja e duarve në Namaz. Ja mbi 40 argumente pro medh’hebit hanefi

  Çështja e Ref’ul-Jedejn: Hyrje Në këtë artikull do t’u sjellim katërdhjetë e dy (42) argumente sahih për çështjen e mosngritjes së duarve në medh’hebin hanefi. Ky artikull Ã...

(ISTINXHA DHE ISTIBRA)

  • PDF

PASTRIMI I VENDDALJES SË NEVOJËS SË MADHE DHE TË VOGËL

(ISTINXHA DHE ISTIBRA)

Me shprehjen Istinxha nënkuptohet pastrimi i venddaljes së nevojës së madhe, ndërsa me shprehjen Istibra nënkuptohet pastrimi dhe terja e venddaljes së urinës ose nevojës së madhe.

Pastrimi i venddaljes se nevojës së madhe mund të jetë:

1. Farz Kur ndodhë që ndytësira të shtrihet dhe të tejkalojë masën e caktuar atëherë pastrimi në këtë rast është farz.

2. Vaxhib Po që se ndodhë që ndytësira nuk e tejkalon masën e një dirhemi atëherë pastrimi në këtë rast është vaxhib.

3. Sunnet Kur ndodhë që ndytësira nuk është shtrirë përtej pjesës fundore tw grushtit, pastrimi në këtë rast është sunnet.

Pastrimi i venddaljes pas kryerejs së nevojës së madhe më së miri është të bëhet me ujë, po nëse nuk ka ujë mund të pastrohet me gur e të ngjashme. Me rastin e pastrimit duhet patur kujdes që ndytësira në tërësi të pastrohet. Pas çdo pastrimi të ndytësirës është mirë që duart të lahen mirë e mirë me sapun.

Sunnetet dhe mustehabet e pastrimit prej nevojës së madhe.

1. Të pastruarit së paku tri herë venddaljen e nevojës së madhe.

2. Të pastruarit me elemente që mund të përdoren për pastrim si, uji, dheu, gurët etj. Nuk lejohet të përdoren për pastrim thengjilli, guri i lëmuar, xhami apo ndonjë pëlhurë që ka vlerë etj.

3. Pastrimi të bëhet me dorën e majtë[1].

4. Të mos bëhet pastrimi me eshtra dhe bajga[2].

5. Duhet që të kryhet nevoja në ndonjë vend ku nuk mund shihet nga të tjerët.



[1]Pejgamberi a.s. ka thënë:"Kur të urinojë dikush prej jush të mos e fshijë me dorën e djathtë, dhe kur të shkojë dikush në nevojtore të mos e pastrojë ndytësirën me dorën e djathtë…". (Buhariu dhe Muslimi).

[2] Ebu Hurejrete r.a. transmeton se Pejgamberi s.a.ë.s.i ka thënë atij: "Më sill mua gur për ta pastruar venddaljen e urinës, e mos më sill eshtra dhe bajga! E unë i thash: çka është problemi i eshtrave dhe bajgave? Ato dyja janë ushqim i xhinëve". (Buhariu).