Shkrime te ngjashme
PYETJE-PERGJIGJE
Kritika ndaj Ebu Hanifes dhe përgjigjet e tyre
Mosngritja e duarve në Namaz. Ja mbi 40 argumente pro medh’hebit hanefi
NDYTËSIRAT DHE MËNYRA E PASTRIMIT TË TYRE
- E mërkurë, 17 Maj 2011
- Shkruajtur nga Administrator
Ndytësirat ndahen në dy grupe:
1– Ndytësirë e dukshme.
2 - Ndytësirë e padukshme.
Ndytësirat e dukshme ndahen në dy grupe:
a. Ndytësirë e madhe.
b. Ndytësirë e vogël.
Në grupin e ndytësirave të mëdha bëjnë pjesë:
1. Gjaku i cili rrjedh nga njeriu apo nga ndonjë kafshw. Kur kemi të bëjmë me gjakun i cili nuk rrjedh por ka mbetur në mish, gjaku i tillë nuk konsiderohet ndytësirë, po ashtu gjaku i shtazëve që jetojnë në ujë dhe gjaku i ndonjë mize apo mushkonje që ka pak gjak nuk konsiderohet ndytësirë.
2. Çdo gjë që del nga trupi i njeriut dhe e prish abdestin, si psh. Urina, nevoja e madhe, sperma etj.
3. Ngordhësira. Në grupin e ngordhësirave bëjnë pjesë të gjitha ato shtazë që sipas sheriatit konisderohen të ngrodhura si, shtaza e therur jo sipas sheriatit. Shtazët që jetojnë në ujë edhe nëse kanë ngordhur nuk konsiderohen ndytësira. Si mishi po ashtu edhe lëkura e ngordhësirës konsiderohet ndytësirë.
4. Vera.
5. Urina e kafshëve që nuk u hahet mishi.
6. Urina e kafshëve mishngrënëse dhe jargët e tyre.
7. Urina e shpezëve shtëpiake.
8. Qeni dhe derri.
Në grupin e ndytësirave të vogla bëjnë pjesë:
1. Urina e kafshëve që u hahet mishi.
2. Urina e kalit.
3. Urina e shpendëve që nuk u hahet mishi.
Shënim: Masa e ndytësirës së rëndë në gjendje të ngurtë kap peshën e një dirhemi (afër 4 gr. e gjysmë), ndërsa ndytësira në gjendje të lengët, sa mund të mbajë grushti i shtrirë i dorës. Ndërsa ndytësirë e vogël konsiderohet ajo që përfshinë 1/4 e më pak të rrobës, respektivisht të trupit të njeriut.
Mënyrat e pastrimit të ndytësirës:
Të gjithë dijetarët janë të një mendimi për faktin se vendet që duhet të jenë të pastra për t'u falur namazi janë: trupi, rrobat dhe vendi ku do të falet namazi. Si mënyra të pastrimit, përveç pastrimit me ujë, mund të përmendim:
1. Fërkimi. Me fërkim mund të pastrohet vendi i pikur prej spermës së tharë, pavarsisht se sperma e kujt është, e mashkullit apo e femres.[1]
2. Shkundja. Me anë të shkundjes mund të pastrohet pambuku i ndytë, po që se ndytësira është pak,
3. Regjja. Regjja pastron lekurën e çdo kafshe me përjashtim të lekurës së derrit dhe të qenit.
4. Evitimi i ndytësirës. Me anë të evitimit apo mënjanimit të ndytësirës pastrohet tlyni i ngurtë, apo të ngjashëm me të[2].
5. Tharja-Terja. Toka pastrohet me terjen dhe tharjen e ndytësirës.[3]
6. Mes'hi. Me anë të mes'hit mund të pastrohet çdo send i ngurtë, siç është shpata, qelqi, enët etj[4].
7. Therja Islame. Kur ndodhë muslimani ther ndonjë kafshë që nuk i hahet mishi, atëherë me anë të therjes mund të pastrohet vetëm lëkura e jo edhe mishi.
8. Shndërrimi i një materjeje në materje tjetër. Si, kur alkooli shndërrohet në uthull; kur
ngordhësira shndërrohet në hi etj.
[1] Për këtë si argument kemi thënjen e Aishes r.a. e cila ka thënë: "Unë e kam fërkuar spermën e Pejgamberit
të Zotit kur ajo ishte e tharë, ndërsa e kam pastruar kur ishte e lëngët". (Buhariudhe Muslimi).
[2] Argument për këtë është hadithi i Pejgamberit a.s "Hudhe atë dhe atë për rreth, dhe hani tlynin tuaj". (Buhariu).
[3] Si argument për këtë kemi rastin e Ibn Umerit r.a.:"Unë kam banuar në xhami në kohën e Pejgamberit a.s. atëherë isha i ri dhe i pa martuar, qentë urinonin rreth xhamisë dhe nuk hidhnim ujë në vendet e urinës". (Ebu Davudi).
[4] Argument për këtë është veprimi i sahabëve të Pejgmaberit a.s. të cilët kur luftonin shpatat e tyre ishin të përgjakura, i pastronin ato duke i fshirë-mes'h dhe faleshin me to.



