Shkrime te ngjashme
PYETJE-PERGJIGJE
Kritika ndaj Ebu Hanifes dhe përgjigjet e tyre
Mosngritja e duarve në Namaz. Ja mbi 40 argumente pro medh’hebit hanefi
S’URI DHE DISPOZITAT E TIJ
- E mërkurë, 17 Maj 2011
- Shkruajtur nga Administrator
Su’ri është uji i pakët dhe i mbetur pasi në të ka pirë njeriu apo ndonjë gjallesë tjetër. Ky lloj i uji ndahet në katër grupe:
1 - Su’ri i cili në vete është i pastër dhe ka veti pastruese[1]. Në këtë lloj të su’rit bën pjesë ai lloji ujit në të cilin ka pirë njeriu[2], kafshët mishi i të cilave është hallall të hahet dhe shpendët që nuk janë shqyese. Po qe se ndodhë që lopa ha gjëra të flliqëta dhe e tilla lëpin në këtë su’r atëherë uji i tillë është mekruh (i pa pëlqyeshëm) të përdoret.
2 - Su’ri i cili është i ndytë dhe nuk lejohet përdorimi i tij. Ky lloj i su’rit është ai lloj uji në të cilin ka pirë qeni, derri dhe ndonjë shtazë e egër dhembëshkyese si, luani, tigri, ujku, dhelpra etj.
3 - Su’ri i cili është i pastër, por përdorimi i tij është mekruh tenzihen (e pa pëlqyeshme afër të pëlqyshmes). Su’ri i tillë është ai ujë në të cilin ka pirë macja shtëpiake, pula dhe shpendët të cilët kanë kthetra. Ky lloj i su’rit nuk është mekruh tenzihen të përdoret nëse nuk ka ujë tjetër.
4 – Su’ri i cili është i dyshimtë në pastërtinë e tij. Ky lloj i su’rit është uji në të cilin ka pirë mushka apo gomari. Me këtë lloj të ujit mund të merret abdest kur nuk ka ujë tjetër por, pas abdestit, duhet të merret edhe tejemum.
[1] “Pejgamberi a.s ka pirë ujë dhe i ka dhënë atë që ka mbetur beduinit i cili ishte në anën e djathtë të tij, e i cili piu, e pastaj e piu Ebu Bekrin atë që kishte mbetur prej beduinit”. (Buhariu)
[2] Me njeriun në këtë rast nuk duhet të kuptohet vetëm myslimani, por edhe nëse jomyslimani pi ujë, uji i tillë është i pastër dhe ka cilësi pastruese. Po ashtu uji është i pastër dhe ka cilësi pastruese edhe nëse njeriu që ka pirë ujë është xhunub apo femra është me menstruacione ose në kohën e pas lindjes.



