Shkrime te ngjashme

PYETJE-PERGJIGJE

Kritika ndaj Ebu Hanifes dhe përgjigjet e tyre

Imam Ebu Hanifes nuk i ka nxjerrë asnjë hadith Buhariu e as Muslimi, as gjashtë imamët tjerë të hadithit. Ky është argument se ata nuk kishin ndonjë konsideratë ndaj tij, ose se ai nuk ishte...

Mosngritja e duarve në Namaz. Ja mbi 40 argumente pro medh’hebit hanefi

  Çështja e Ref’ul-Jedejn: Hyrje Në këtë artikull do t’u sjellim katërdhjetë e dy (42) argumente sahih për çështjen e mosngritjes së duarve në medh’hebin hanefi. Ky artikull ...

Besimi i shefaatit (ndermjetsimit) ne islam.

  • PDF

Nje nga kushtet kryesore te islamit eshte besimi ne ahiret (jeten tjeter). Besimi ne ahiret eshte tema e dyte e permendur ne Kur’an pas tevhidit (njesimit) te All-llahut xh.sh. sipas kesaj dita e gjykimit, ringjallja e njerezimit, llogarija e puneve ku sipas puneve do te vleresohen, nese ne punet e nje personi dominon e mira do te vleresohet me xhennet e nese ne punet e tij dominon e keqja atehere denohet me xhehennem.


Gjate berjes se kesaj llogarie njerezimi do te dali para All-llahut xh.sh. ketu kush prej njerezve besimtare qe nuk ka rene ne shirk por ka vepruar gjynahe te medha ose te vogla , pas llogarise ku ketyre u eshte dhene denimi i tyre. Ne kete moment All-llahu xh.sh tregon nje meshire te veçante per keta besimtare ku kjo meshire eshte shefaati (ndermjetsimi). Dhe me lejen e All-llahut xh.sh keta njerez do te hyne ne xhennet me ane te ndermjetsimit. Besimi ne shefaat (ndermjetesim) ka nje vend te gjere si ne Kur’an ashtu dhe ne Hadith. Por ne kete punim nuk do te futem ne thellesi te shefaatit (ndermjetsimit) por do te jap vetem ajetet dhe hadithet ne lidhje me kete teme.

Fjala “shefaat” rrjedh nga masdari (rrenja) e fjales “shef’”. Fjala “shef’” eshte e kunderta e fjales “vetr” qe do te thote tek (I) ndersa fjala “shef’” do te thote çift (II). Ne arabisht kur nje person sjell me vete nje person tjeter perdoret shprehja“shaefaa’rraxhulu shef’an” ku do te thote “filan person i ndermjtesoi filan personit”. Ne te njejten kohe kjo do te thote edhe “e ndihmoj filani filanin ose kerkoj ta ndihmoje”.

Ne etimologji fjala “shef’” do te thote: “ nje njeri te ndihmoje nje tjeter te behet i dobishem per te dhe ti largoje demin atij” kuptimet e tjera jane te kerkosh falje, ndihme nga ana shpirterore dhe materiale. 

Ne besimin İslam shefaati eshte per ata qe kane vepruar gjynahe te medha dhe per shkak te tyre jane banore te xhehennemit. Ne fillim Pejgamberi e botrave Muhammedi s.a.v.s pastaj shehidet, te dashurit e All-llahut xh.sh dhe ata qe u ka dhene All-llahu xh.sh leje per shefaat, mund te bejne shefaat per te tjeret ne diten e gjykimit.

Keto ajete Kur’anore qe do japim me poshte jane te mjaftueshme per argumentimin e shefaatit qe eshte i vertete pra ekziston ne besimin İslam:

“Ai (All-llahu) e di çka vepruan më parë dhe çka do të veprojnë, dhe ata nuk përpiqen të ndihmojnë pos për atë me të cilin është i kënaqur Ai, e ata nga frika prej tij janë të pakujdesshëm”. (enbija 28)

Sipas Taberiut ne kete ajet flitet per ndermjetsimin e İsait, melekeve dhe Uzejrit te cilet kane mundesi te ndermjetesojne, pra ata jane ndermjetesuesit. Ndersa per disa zotra te fallsifikuar si putrat e jo besimtareve e thekson qe nuk mund te ndermjetesojne. (Taberî, Muhammed ibn Xherîr, Xhâmiul- Bejân an Te’vîli Âji’l- Kur’ân, Dâru’l- Fikr, Bejrut, 1405, XXV/ 105. )

Kurtubiu duke u mbeshtetur ne nje transmetim te İbn Abbasit thote “ne kete ajet flitet per ndermjetesimin e atyre qe thone La i lahe il-lall-llah. Ne nje komentim qe vjen nga Muxhahidi thuhet “te gjithe ata qe e kane fituar kenaqesine e All-llahut”. (Kurtubî, , el-Xhâmiu li Ahkâmi’l- Kur’ân, Tah: Ahmed Abdulalîm el-Berdûnî, botimi i dyte, Dâru’sh- Sha’b, Kahire, 1372, XI/ 281) Ndersa sipas Sujutiut keta jane Meleket te cilet ndermjetesojne ndaj atyre qe besojne ne nje All-llah.(ed-Durru’l- Mensûr, V/ 624)

“Tani e tutje ndermjetesimi i tyre nuk ben dobi” .( 74. Muddeth-thir/ 48.)

Sujutiu ne tefsirin e tij thote: Hasan el-Basriu ka thene “Ne thonim se nje deshmore do te ndermjetesoje ne diten e gjykimit deri ne 70 vete” ndersa Pejgamberi a.s ne nje hadithin e Tij thote : “Brenda ummetit (popullit) tim gjendet nje person i cili me ndermjetesimin e tije All-llahu xh.sh ne diten e gjykimit do te nxjerrin nga xhehennemi njerez me shume se fisi Beni Temim dhe do ti vendosi ne xhennet.” ( Xhelâleddîn, Ed-Durru’l- Mensûr fi’t-Tefsîr bi’l-Me’sûr, VIII/ 37) 

“Nuk ka të drejtë ndërmjetësim askush, përveç atij që ka lejuar i Gjithëfuqishmi”. (Merjem/87)

Ebu Suud kete ajet duke e lidjur me ajetet para ardhes thote se besimi ne nderjmetesim eshte nje diçka pozitive dhe komentimin e ben ne kete menyre “ Pra te permendurit e dashur te All-llahut xh.sh mund te ndermjetesojne vetem per ata qe kane pranuar islamin. Kjo do te thote se ketu ka nje terheqje vemendjeje per ata qe nuk jane musliman dhe i therret per besimin ne nje Zot. (Ebussuûd, Muhammed ibn Muhammed el-İmâdî, İrshâdu’l- Akli’s- Selîm ilâ Mezâye’l- Kur’âni’l- Kerîm, Dâru İhyâi’t- Türâsi’l- Arabî, Bejrut, Ts., V/ 282.)

“Ata që i adhuruan pos Tij, nuk mund të ndërmjetësojnë (të bëjnë shefaat), përveç kush dëshmoi të vërtetën, e ata e dinë”. (zuhruf/86)

Muxhahidi kete ajet e ka komentuar ne kete menyre: “ Mesihu,Uzejri dhe Meleket mund te ndermjetesojne vetem per ata qe deshmojne te drejten pra All-llahun xh.sh dhe ata qe thone La i lae il-lall-llah. (Âlûsî, Ebu’l- Fadl Mahmûd, Rûhu’l- Meânî fî Tefsîri’l- Kur’âni’l- Adhîm ve’s- Seb’il- Mesânî, Dâru İhjâi’t- Türâsi’l- Arabî, Bejrut, Ts., VI/ 390; Theâlibî, Abdurrahmân ibn Muhammed, El-Xhevâhiru’l- Hisân fî Tefsîri’l- Kur’ân, Müessesetü’l- A’lâ li’l- Matbûât, Bejrut, Ts., IV/ 134.) 

Sipas Kurtubiut ndermjetesimi eshte meshira e All-llahut xh.sh. Ne kete rast all-llahu xh.sh i ka zgjedhur dhe i ka nderuar ata persona qe u ka dhene te drejten e ndermjetesimit. ( Kurtubî, -Xhâmiu li Ahkâmi’l- Kur’ân, III/ 266.)

Hadithet qe na vijne nga Pejgamberi a.s neve na argumentojne se shefaati (ndermjetesimi) eshte i vertete ne besimin İslam.

Pejgamberi a.s thote: “ Nga ummeti (populli) im ka disa (shehidet, dijetaret dhe te drejtit) qe ndermjetesojne nje xhemaati qe jane disa fise (numer i madh), disa te tjere ndermjetesojne vetem nje fis (nje popull te caktuar) ; disa te tjere ndermjetesojne vetem nje grup te vogel dhe disa te tjere ndemjetesojne vetem per nje person dhe keshtu u jepet mundesia qe te hyjne edhe ata ne xhennet. (Tirmidhiu, Kijamet 11,2442)

Pejgamberi a.s thote: “ Cdo Pejgamber e ka nje lutje qe All-llahu xh.sh ia pranon. Cdo Pejgmaber u nxitua ne berjen e asaj lutjeje. Ndersa un lutjen time e ruajta per ummetin (populin) tim qe ta perdor ne diten e gjykimit si ndermjetesim ndaj tyre. Per kete shpresoj qe do te hyjne te gjithe ata te cilet kane vdekur pa bere shirk (ortak All-llahut xh.sh). (Buhari, Da'avat 1, Tevhid 31; Müslim, İman 334, (198); Muvatta, Kur'an 26, (1, 212); Tirmidhi, Daavat 141, 3597)

Pejgamberi a.s thote: “ Ndermjetesimi im eshte per ata qe jane gjynahqare nga popullim”. (Tirmidhiu shton : Xhabiri r.a thote: ata qe nuk kane gjynahe te medha kane nevoje per ndermjetesim) tr Tirmidhiu, Kijamet 12, (2437); Ebu Davud, Sunnet23, (4739); İbni Maxhe, Zuhd 37, (4310).

Perfundime nga İmam Gazaliu (vd. 505/1111) per ndermjetesimin.

“Dije mire se nje pjese ebesimtareve kur te hyjne ne xhehennem, All-llahu xh.sh me meshiren e Tij u jep leje per te ndermjetesuar si Pejgambereve , te drejteve, dijetareve, te sinqerteve dhe atyre qe u pranohen punet tek All-llahu xh.sh.. keta njerez mund te bejne ndermjetesim per familjen, te afermit, shoket dhe per ata qe njeh. Per kete arsye cdo njeri duhet te marri guximin q ete punoj sam e shume q ete arrije njeren nga keto grada. Sepse All-llahu xh.sh te dashurit e vet i fsheh midis njerezve ne menyre q ete mos kuptohen. Ndoshta personi qe eshte perballe teje te cilin ti ndoshta nuk e do ose nuk te duket si nje njeri i ditur ai mund te jene i dashur i All-llahut xh.sh per kete gje nuk mund te jesh i sigurte. Dhe te kesh kujdes mos e shih asnje gjynah si te vogel, sepse All-llahu xh.sh denimin e Tij e fsheh brenda gjynahit. Per kete nuk je i sigurte sepse ndoshta ne gjynahin qe ti e shikon si te vogel ne te mund te jene i fshehur denimi i All-llahut xh.sh. Mos nen vlereso asnje bindje ose respektim qe behet sepse ndoshta ne te eshte e fshehur meshira e All-llahut xh.sh. Kjo bindje ose respektim le te jete edhe nje fjale ose njet i mire ska ndryshim. (El-Gazali, İhjâu Ulûmi'd-dîn, Egjipt, 1302, IV/ 476.)

Perseri İmam Gazaliu ne lidhje me ndermjetesimin thote: Dije seç do njeri pret q ete ndermjetesoje per te Perjgamberi a.s. Kete ne fillim e pret i afermi i Tij. All-llahu xh.sh nuk i jep te drejte ndermjetesimi atij personi qe ka merituar denimin e All-llahut xh.sh. Sepse siç e dime disa gjynahe meritojne denimin e All-llahut xh.sh. Ne kete gjendje all-llahu xh.sh nuk i jep leje per ndermjetesim. Por mos te harrojme ses iç ka gjynahe qe nuk falen me an ete ndermjetesimit ashtu ka edhe gjynahe qe All-llahu xh.sh i fal me ane te ndermjetesimit. Psh gjynahet qe veprohen ndaj udhheqesve te kesaj bote. Nje person l ete jene sat e doje i rrespektuar ndaj udheheqesit te shtetit, ne nje gje qe udheheqesi e denon me nje denim te ashper ky person nuk mund te ndermjetesoje per kete gje. Ka nga ata gjynahe qe asnje njeri nuk ka guxim te nderhyje per ti falur. Pra ka nga ato gjynahe qe ndermjetesimi nuk vlen per te. (El-Gazalî, İhjâu Ulûmi'd-dîn, III/331.) 

İmam Gazaliu per ndermjetesimin shprehet ne kete menyre duke lajmeruar besimtaret:

“ Duke shpresuar ne ndermjetesim nese largoheni nga frika e All-llahut xh.sh dhe hyni ne gjynah i ngjan asaj qe nje person duke i besuar doktorit te komshiut hidhet ne rrezik. Siç dihet doktori jo te gjitha semundjet por vetem disa mund ti sheroje. Pra duke i besuar doktorit nuk mund q ete hedhim veten ne cdo lloj rreziku, sepse doktori nuk mund te nderhyje ne cdo lloj semundje. Pra edhe ndermjetesimin duhet ta marrim ne kete menyre. Kjo ndjenje ose ky besim nuk e largon asnje here friken dhe shpresen ndaj All-llahut xh.sh. Si ta ngrejne friken dhe shpresen ky besim kur pas Pejgamberit a.s njerzit me te nderuar kan qene sahabet (shoket) e Pejgamberit a.s ku edhe ata kan pasur gjithmone deshire t evdesin dhe te behen pluhur nga frika e ahretit (jetes tjeter). Ku keta sahabe i kan pasur zemrat e pastra, punet e mira dhe kan qene te lidhur pas Pejgamberit a.s. Pejgamberi a.s duke i pergezuar me xhennet disa prej tyre perseri ata nuk e kan pare veten te sigurt dhe nuk e kan dorezuar veten ne ndermjetesimin e Pejgamberit a.s. per kete arsye ata se kan hequr qofte edhe nje sekond friken nga zemrat e tyre. Kur ata nuk jane dorezuar ne menyre te prere ne ndermjetesim atehere ne sa duhet te dorezohemi dhe sa duhet te jemi te sigurte ne ndermjetesimin e tjereve? (El-Gazalî, İhjâu Ulûmi'd-dîn, III/ 332)

 

LAST_UPDATED2