Shkrime te ngjashme

PYETJE-PERGJIGJE

Kritika ndaj Ebu Hanifes dhe përgjigjet e tyre

Imam Ebu Hanifes nuk i ka nxjerrë asnjë hadith Buhariu e as Muslimi, as gjashtë imamët tjerë të hadithit. Ky është argument se ata nuk kishin ndonjë konsideratë ndaj tij, ose se ai nuk ishte...

Mosngritja e duarve në Namaz. Ja mbi 40 argumente pro medh’hebit hanefi

  Çështja e Ref’ul-Jedejn: Hyrje Në këtë artikull do t’u sjellim katërdhjetë e dy (42) argumente sahih për çështjen e mosngritjes së duarve në medh’hebin hanefi. Ky artikull ...

Kur’ani dhe gruaja

  • PDF

 

Nga aspekti i krijimit, besimit, lirisë së ndërgjegjës dhe jetës në botën e amshueshme, kur ia caktojmë vendin gruas në Islam, duhet përmendur se përveç sures “en-Nisa” (gratë) ekziston edhe një sure me emrin “Merjem” kushtuar nënës së Isait a.s. Në Kur’an, në mënyrë shumë

të përshtashme përmend emrat e nënës së Isait dhe Musait a.s. Në Egjipt, faraoni, bijtë e izraelitëve i mbyste ndërsa vajzat e tyre i linte të jetojnë. Kur Musa a.s. erdhi në këtë botë e ëma e tij u shqetësua: “Ne, nënën e Musait e inspiruam t’i japë atij gji, e kur të kesh frikë për të atë hidhe në lum, e mos u frikëso dhe mos u pikëllo, se Ne do ta kthejmë të ty dhe do ta bëjmë atë nga të dërguarit”.34 Pas këtij urdhëri nëna, e cila e hodhi atë në Nil, derisa nuk mori vesh për të, kaloi çaste të dhimbshme e shqetësuese! Kur’ani e përshkruan ndjenjën fisnike të nënës kështu: “E zemra e nënës së Musait agoi e zbrazët...”35 Ndërsa në lidhje me Merjemen, sureja që mori emrin e saj shpjegon në mënyrë të jashtzakonshme sjelljen e prindërve. E liron Merjemen nga të gjitha shpifjet dhe akuzat. Kur’ani shfrytëzon shprehjen “Buhtanun adhim” (shpifje e madhe) për akuzat e hebrenjve lidhur me siç shprehen

ata prostitucionin e Merjemes.36 Përsëri në Kur’an shfrytëzohet në mënyrë më gjentile, në mënyrë letrare dhe në mënyrë më të lartë shprehja për Merjemen. Shembulli më i mirë për këtë është edhe sureja Merjem. Engjëjt bisedojnë me Merjemen: “Përkujto kur engjëjt i thanë: Oj Merjeme, All-llahu të dalloi ty (me besim e karakter), të pastroi (nga shpifjet hebreje) dhe të lartësoi mbi gratë e botës.”37

34 el-Kasas (28): 10

35 el-Kasas (28): 10

36 en-Nisa (4): 156

180

37 Ali Imran (3): 42

LAST_UPDATED2