Shkrime te ngjashme

PYETJE-PERGJIGJE

Kritika ndaj Ebu Hanifes dhe përgjigjet e tyre

Imam Ebu Hanifes nuk i ka nxjerrë asnjë hadith Buhariu e as Muslimi, as gjashtë imamët tjerë të hadithit. Ky është argument se ata nuk kishin ndonjë konsideratë ndaj tij, ose se ai nuk ishte...

Mosngritja e duarve në Namaz. Ja mbi 40 argumente pro medh’hebit hanefi

  Çështja e Ref’ul-Jedejn: Hyrje Në këtë artikull do t’u sjellim katërdhjetë e dy (42) argumente sahih për çështjen e mosngritjes së duarve në medh’hebin hanefi. Ky artikull ...

Burimi i mbështetjes në marrëdhëniet me jo myslimanët.

  • PDF

 

Islami duke i pranuar të gjithë njerëzit si një familje ka mbështetur parimin e marrëdhënieve të shëndosha dhe mbarëvajtjen midis tyre. Për këtë arsye Islami nuk i pengon myslimanët në marrëdhënie me ata që nuk janë mysliman të cilët nuk e dëmtojnë Islamin ose nuk tentojnë ta dëmtojnë apo ta fyejnë. Në të kundërt Islami këshillon që myslimanët duhet të kenë marrëdhënie të mira me ata jo myslimanë të cilët nuk janë armiq të fesë por jetojnë në jetën e tyre. Islami urdhëron të ndihmohen ata e të mbrohen nga e keqja. Por duhet të kemi kujdes në marrëdhëniet me ta, nuk duhet ta kalojmë kufirin që na ka caktuar All-llahu xh.sh në lidhje me këtë temë. Duhet ta dimë mirë se nuk mund të veprojmë sipas dëshirës në këtë drejtim sepse Islami na vënë kushte dhe kufij, nëse shkelen këto kufij atëherë në vend që të zbatojmë urdhrin e All-llahut xh.sh shkelim urdhrin e Tij e kjo na bën gjynahqarë. Nuk duhet të mashtrohemi me fjalët e disave që thonë se ja All-llahu xh.sh e ka lejuar marrëdhënien me jo myslimanët pra edhe miq mund të bëhemi. Ky është kurthi më i madh që mund ti bëhet një myslimani. Të shohim se si e cekë All-llahu xh.sh në Kur`an mënyrën e marrëdhënieve me jo myslimanët.

All-llahu nuk ju ndalon të silleni mirë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre që nuk luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja. Me te vërtetë, All-llahu i do të drejtët”. (Mumtehine/8)

All-llahu xh.sh na urdhëron të sillemi mirë me ta duke mos i kaluar kufijtë. Sepse ne ajetin tjetër thotë: “All-llahu xh.sh ju ndalon t`i bëni miq ata që luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe ju dëbojnë nga vatrat tuaja, si dhe mbështesin të tjerët që t`ju dëbojnë. Kushdo që i bën miq ata, është punë mbrapshtë”. ”. (Mumtehine/9)

Sipas komentuesve të Kur`anit këto ajete janë argument për marrëdhëniet midis myslimanëve dhe jo myslimanëve. (Razii Mefatihul Kalb/Vëllim VIII, 190)

Theksimi i të shkuarit mirë midis tyre nuk do të thotë që një mysliman të bëjë miqësi me një jo mysliman apo ti hapi të fshehtat e myslimanëve ose ta ndihmojë me armë. Të shkuarit mirë me njëri-tjetrin mbështetet tek fjala që transmeton Taberiu “Ata që nuk luftojnë për fe me ju”. Për këtë është lejuar martesa me femrat të cilat janë nga pasuesit e librit. Arsyeja është që me anë të martesës me to të bëhet e mundur hapja e Islamit dhe sigurimi nga sulmet e jo myslimanëve që ndodhen në atë vend sepse lidhja më e ngushtë e njerëzve është lidhja martesore pra miqësia që bëhet me anë të martesës. Siç e shohim All-llahu xh.sh e ka lejuar këtë gjë vetëm për të mirën e myslimanëve. Sepse po të ishte për të fituar diçka në këtë botë do të lejonte dhe martesën në të kundërt pra martesën e gruas myslimane me një burrë që është pasues i librit.

Duke i parë këto argumente kuptojmë se është e lejuar mbarëvajtja me jo myslimanët dhe marrëdhëniet me ta. Por mos të biem kurth e atyre që thonë se këto argumente tregojnë se edhe miqësi mund të bëjmë. Kjo nuk ehtë gjë tjetër vetëm se një mashtrim. Siç po ndodh sot me kurthin e quajtur “Dialog Ndër Fetar” ky kurth nuk është asgjë tjetër veçse një paradoks i atyre që gjoja e quajnë veten mysliman. Mënyra e marrëdhënieve me pasuesit e librit është shumë e qartë e argumentuar në Kur`an: “ Diskutoni me ithtarët e Librit vetëm në mënyrën më të mirë, por jo me keqbërësit e tjerë. Dhe thoni: Ne besojmë në atë që na është zbritur neve dhe në atë që u është zbritur juve. Zoti ynë dhe Zoti juaj është një dhe ne Atij i nënshtrohemi si mysliman”.

Feja Islame që në fillim këshilloi besimtarët e vet që të sillen mirë me të gjithë njerëzit e kësaj bote sepse Islami ka ardhur për të sjellë lumturinë, për të forcuar lidhjet njerëzore, për të zgjeruar hapësirën e qetësisë, për të bashkëpunuar të gjithë me njëri-tjetrin. Pejgamberi a.s me një herë pasi ndërton shtetin e Tij në Medine fillon të bëjë marrëveshje për paqe me të tjerët. Pejgamberi a.s bëri një marrëveshje me çifutët që ishin në Medine dhe i la të lirë në adhurimet e tyre me kusht që myslimanët të jetojnë të qetë në Medine. Nëse marrim parasysh historinë shohim se në çdo periudhë myslimanët e denjë janë munduar gjithmonë të mbajnë njerëzimin në paqe, por ata që këtë paqe mundohen ta tregojnë ndryshe nuk janë gjë tjetër vetëm se dhunues në të drejtat e të tjerëve. Islami luftën e ka quajtur të lejuar vetëm në atë moment kur myslimani nuk mund ta ruaj nderin, vendin apo pasurinë e tij me fjalë. Ndërsa midis atyre që jetojnë në paqe e brenda kufijve të vet Islami nuk e lejon luftën në asnjë mënyrë. Islami e sheh të arsyeshme bashkimin e forcave myslimane për mbrojtjen e vendit të vet duke marr parasysh se shtetet mbrohen me politiken ushtarake prandaj dhe Islami e ka parë të nevojshme e të arsyeshme këtë gjë. All-llahu xh.sh për këtë në Kur`n thotë: “ Jo besimtarë janë miq të njëri-tjetrit. Nëse nuk veproni ashtu siç jeni urdhëruar (të mbroni njëri-tjetrin), do të bëhet ngatërresë dhe shkatërrim i madh në tokë”. (Enfal/73)

Këtu shohim se Islami i urdhëron myslimanët të mblidhen e të formojnë një forcë në mënyrë që jo myslimanët duke parë forcën e myslimanëve të tërhiqen e të rivendoset paqja si më parë. Mos të harrojmë se forca është një nga shtyllat kryesore e të mbrojtjes së paqes. Në Kur`an thuhet: “ E kur largohet, përpiqet të bëjë të këqija në tokë, duke shkatërruar të mbjellat dhe begatinë. Por All-llahu xh.sh nuk e do shkatërrimin”. (Bekare/205)

Pas këtij urdhri myslimanët i trajtojmë kështu: “ O besimtarë!

 

LAST_UPDATED2