Shkrime te ngjashme
PYETJE-PERGJIGJE
Kritika ndaj Ebu Hanifes dhe përgjigjet e tyre
Mosngritja e duarve në Namaz. Ja mbi 40 argumente pro medh’hebit hanefi
DËNIMI PERSONIT TË MARTUAR QË KA BËRË ZINA
- E martë, 07 Shkurt 2011
- Shkruajtur nga Administrator
Dënimi i përsonit që ka bërë zina (mardhënie seksuale jashtë kurore) Personi që ka bërë (zina) marrdhënie seksuale ilegale nëse është i martuar dënohet me (rexhm) gurëzim. Ky lloj dënimi ka ekzistuar që në kohë të Pejgamberit a.s me vepra dhe me fjalë. Burimi ose mbështetja e këtij dënimi është vërseti Kuranor të cilit fjalët i janë anulluar nga Kurani por ligji vazhdon të jenë.
Abdall-llah b. Abbasi transmeton: Omeri r.a duke qenë mbi (hytben) vendi ku mbahen ligjeratat ku pejgamberi a.s mbante (hytben) ligjeratën tha: “ nuk ka dyshim se Muhammedi a.s është i dërguar i All-llahut xh.sh dhe atij i ka zbritur libri (Kurani). Në këtë libër të zbritur kishte vërsetin e gurëzimit të personit që bënte zina. Këtë vëset ne e mësuam përmendësh, e kuptuam shumë mirë, pejgamberi a.s e veproi këtë pastaj e vepruam dhe ne. Për këtë kam frikë se popujt qe do vijnë pas nesh këtë për këtë dënim do thonë se ky nuk ekziston në kuran dhe do të humbasin (devijojnë nga rruga e drejtë). Nuk ka dyshim se në librin e All-llahut xh.sh thuhet se burri ose gruaja të cilët janë të martuar dhe bëjnë zina ato dënohen më gurëzim. [1]
Leximi i vërsetit që është anulluar leximi nga kurani.
Nëse burri ose gruaja kanë bërë zina ata dënojini me gurëzim. Ky është një dënim që vjen nga All-llahu xh.sh, All-llahu xh.sh është madhëruar dhe gjykues.
Ebu Hurejre tregon: “Në momentin kur Pejgamberi a.s ishte në xhami i erdhi para tij njëri nga myslimanët dhe i tha: O i Dërguar i All-llahut xh.sh! Unë kam bërë zina.
Pejgamberi a.s i kthej kurrizin. Personi këtë gjë e përsëriti katër herë. Pasi personi paditi veten katër herë pejgamberi a.s e thirri dhe e pyeti.
A mos valë je me të meta mendore?
Jo.
A je i martuar?
Po.
Çojeni këtë person dhe gurëzojeni.[2]
Imran b. Hysejn transmeton: Një grua nga fisi Xhuhejne nga vepra e zinasë kishte ngelush shtatëzënë dhe vjen tek Pejgamberi a.s e i thotë: “O i dërguar i Al-llahut xh.sh unë kam bërë një vepër që dënohet me gurëzim prandaj teprojeni mbi mua atë. Pejgamberi pas këtyre fjalëve thirri prindin e sajë dhe i tha këtë mbajeni mirë deri sa të lindi, kur të lindi silleni këtu para meje. Prindi i sajë e veproi urdhrin e Pejgamberit a.s. Pas kësaj Pejgamberi a.s dha vendimin për gruan që të gurëzohet. Gruas ia lidhën rrobat për trup dhe pastaj e gurëzuan. Pas kësaj Pejgamberi a.s ia fali namazin e xhenazes vetë. Omeri r.a për këtë tha: “ O i dërguari i All-llahut xh.sh! Si ia falni xhenazen kësaj gruaje duke qenë vepruese e një gjynahi si binaja?
Pejgamberi a.s i tha: O Omer ajo grua ka bërë një tevbe (pendim) që nëse do ia ndanim këtë tevbe 70 burrave në Medine do u dilte tepër. Ti a mund ta gjesh ndo një njeri tjetër përveç kësaj që tia dorëzoj jetën kaq bujarisht?[3]
Këtu shkaku i faljes së namazit të xhenazes nga ana e Pejgamberit a.s është pendimi i gruas jo gurëzimi sepse në një hadith tjetër shohim se Pejgamberi a.s nuk ka pranuar tia fali xhenazen personit që ka bërë zina.
Dënimi i personit të pa martauar që bën zina.
Personi i pa martuar që bën zina dënohet. Dënimi i tij është 100 të rëna (shkopi) dhe një vit internim. Në Kuran thuhet: “ (dispozitë obliguese është që) Laviren dhe lavirin t’i rrahni, secilit prej tyre me nga njëqind të rëna, dhe në zbatimin e dipozitave të All-llahut mos u tregoni zemërbutë ndaj atyre dyve, nëse jeni që besoni All-llahut dhe botës tjetër. E gjatë zbatimit të ndëshkimit ndaj tyre, le të jenë të pranishëm një numër besimtarësh.)”(Nur/2)
Dënini i beqarit me 100 shkopi dhe internimi i tij është është e bazuar në hadithet e Pejgamberit a.s në hadithet që do përmendim më poshtë.
“Merreni nga unë,merreni nga unë. Pa tjetër që All-llahu xh.sh ia pacaktuar rrugën e asaj të cilës ka bërë zina. Për atë beqar që ka bërë zina me një beqare të dy dënohen me 100 shkopi dhe një vit internim. Nëse bën zina i divorcuari me një të divorcuar dënimi i këtyre është 100 shkopi dhe gurëzim. [4]
Nga Ebu Hurejre dhe Zejd b. Halid el-Xhuheni transmetohet se “Njëri nga Bedvinjtë (fshatarët) erdhi tek Pejgamberi a.s dhe i tha: “ O i dërguari i All-llahut xh.sh për hirë të Tij dua që të më gjykosh me librin e Tij.
Pas kësaj personi tjetër i cili ishte dhe armik i tij por ishte më i llogjikshëm se ky tha: “ Po gjyko sipas librit të All-llahut xh.sh dhe më jep leje që të flas”.
Pejgamberi a.s i thotë në rregull, fol.
Djali im ishte shërbëtor në shtëpinë e këtij personi i cili është armiku im. Në këtë kohë që djali im ishte shërbëtor tek ky ka bërë zina me gruan e tij. Ai më tha që dënimi i djalit është gurëzimi por unë i dhash 100 dele dhe një shërbëtore dhe shpëtova djalin nga kjo situatë. Mirë por kur pyeta të diturit më thanë që dënimi i djalit është 100 shkopi dhe 1 vit internim larg njerëzve, ndërsa gruaja duhet të dënohet me gurëzim.
Pejgamberi a.s duke u betuar në Atë që i ka dhënë frymëmarrjen i thotë: “Pa tjetër që do gjykoj me librin e All-llahut xh.sh, delet dhe shërbëtorja do të kthehen ty përsëri, ndërsa djali do dënohet me 100 shkopi dhe një vit internim. Pas kësaj Pejgamberi a.s urdhëroi në këtë mënyrë: “ O Unejs! Shko tek gruaja e këtij personi dhe pyete nëse ajo e pranon se ka bërë zina gurëzojeni atë. [5]
Shkurtimisht dhe me pak fjalë treguam se kush është dënimi i personit apo personel që bën zina. Dënimi i kësaj bote nuk është shpërlarje për botën tjetër, sepse dhe personi që vjell dënohet me prerje dore e nëse përsëri e bën të njëjtën gjë atëherë i pritet dora tjetër. Siç e përmendëm dhe më lart All-llahu xh.sh merr parasysh pendimin e personit nëse ai ose ajo ka bërë një pendim të sinqertë atëherë All-llahu xh.sh e fal atë për botën tjetër ndërsa për këtë botë ai ose ajo persone përsëri do marrin dënimin e caktuar.
[1] Buhari/6442, Muslim/l 691
[2] Buhari/6430, Muslim/1691
[3]Muslim/1696
[4] Muslim/1690, (nga Ubade b. Smiti)
[5] Buhari/6467, Muslim/1697




