Shkrime te ngjashme

PYETJE-PERGJIGJE

Kritika ndaj Ebu Hanifes dhe përgjigjet e tyre

Imam Ebu Hanifes nuk i ka nxjerrë asnjë hadith Buhariu e as Muslimi, as gjashtë imamët tjerë të hadithit. Ky është argument se ata nuk kishin ndonjë konsideratë ndaj tij, ose se ai nuk ishte...

Mosngritja e duarve në Namaz. Ja mbi 40 argumente pro medh’hebit hanefi

  Çështja e Ref’ul-Jedejn: Hyrje Në këtë artikull do t’u sjellim katërdhjetë e dy (42) argumente sahih për çështjen e mosngritjes së duarve në medh’hebin hanefi. Ky artikull ...

Tevesuli i sahabëve tek varri i Pejgamberit

  • PDF

Bejhekiu transmeton me një zinxhirë sahih: Është transmetuar prej Malik ed-Dar, arkëtarit të Omerit (r.a.), që njerëzit gjatë kohës së Omerit r.a. ishin prekur nga një thatësi, gjatë të cilës një njeri erdhi tek varri i pejgamberit s.a.v.s. dhe tha: "O i Dërguar i Allahut, lutu për shi për Umetin tënd, ngase me të vërtetë ata janë duke u shuar," pas së cilës Pejgamberi s.a.v.s. i’u paraqit atij në ëndërr dhe i tha: "Shko te Omeri dhe jepi selamet e mia, dhe thuaji atij që për ta do të bie shi. Thuaj atij: Duhet të jesh i zgjuar, duhet të jesh i zgjuar!" Ky njeri shkoi dhe i tregoi Omerit. Ky i fundit tha: "O Zoti im, unë nuk kursej asgjë nga mundi im, përpos çka është jashtë kompetencave të mia!"

Ibni Kethiri e citon kështu nga Bejhekiu në el-Bidaje we el-nihaje dhe thotë: isnaduhu sahih (senedi i tij është sahih);
  • Ibn Ebi Shejbeh e citon në Musenefin e tij me një zinxhirë Sahih (sahih) siç është konfirmuar nga Ibn Haxheri i cili thotë: rawa Ibn Abi Shayba bi isnadin sahih dhe e citon këtë hadith në Fet’h el-bari. Ai identifikon Malik al-Dar si Arkëtarin e Omerit (khazin `umar) dhe thotë që personi që e ka vizituar dhe parë Pejgamberin s.a.v.s. në ëndërr është identifikuar Sahabiu Bilal ibn el-Harith. Ai po ashtu e përmend atë në el-Isaba, ku thotë se Ibn Ebi Hejtheme e ka cituar atë.
  • Imam Neveviu e vendosi këtë trasnmetim tek kapitulli “Në lidhje me viziten e Varrit të Pejgamberit (Alejhi Selam) dhe përmendjes së tij”
  • dhe shumë ulema të tjerë nëpër librat e tyre...

 

 

Ebu Hurejra transmeton:

Kam dëgjuar pejgamberin të thotë, "Kushdo që më sheh mua në ëndërr, sigurisht që ka parë të vërtetën, pasi që shejtani nuk mund të imitoj dukjen time."[1]

 

Pejgamberët janë gjallë në varret e tyre[2]:

 

1. Enes ibn Malik transmeton që i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Teksa isha duke udhëtuar me Xhibrilin a.s drejt xhamisë Aksa, kaluam pranë varrit të Musait a.s. Ai qëndronte në këmbë, duke u falur në varrin e tij. Varri ndodhej përbri dunës së kuqe. Nëse do të kishit qenë me mua, do t’ua kisha treguar varrin.”[3]

 

2. "Pejgamberët janë të gjallë në varret e tyre, duke iu lutur Zotit të tyre".[4]

Hafidh Sujutiu shton: "Jeta e Pejgamberit s.a.v.s. në varrin e tij, dhe [poashtu] e pejgambereve të tjerë të njohur është e ditur për ne si njohje definitive (`ilmen kat`ijjen)."

Përgaditi: Fatih Ibrahimi

 

[1] Sahih Buhari: Vëllimi 9, Libri 87, Nr. 122

[2] Më gjërësisht shih: http://www.uniteti.com/backup/te-ndryshme/te-ndryshme/arkituj/2229-argumentet-tekstuale-per-jeten-e-pejgamberit-ne-varrin-e-tij.html

[3] Sahih Muslim, Libri 030, Nr. 5858

[4] Hadithi sahih, i transmetuar nën Autoritetin e Enes ibn Malikut (r) nga: el-Bezar në Musnedun e tij, Ebu Je`la në Musnedin e tij, Ibn Adi në El-Kamil fi el-du’afa', Temem er-Raziu në el-Fewa'id, Bejhekiu në Hajat el-enbija fi kuburihim, Ebu Nu’ajm në Ahbar Asbahan, Ibn Asakir në Tarih Dimeshk, Hejthemiu në Mexhma el-zawa'id (8:211), Sujutiu në Enbâ' el-edhkija bi-hajatel enbija' (#5), dhe >> ALBANI