Shkrime te ngjashme
PYETJE-PERGJIGJE
Kritika ndaj Ebu Hanifes dhe përgjigjet e tyre
Mosngritja e duarve në Namaz. Ja mbi 40 argumente pro medh’hebit hanefi
Ushri në Islam
- E martë, 12 Shtator 2011
- Shkruajtur nga Ardit Hoxhllaku
Zeqati i prodhimeve të bimëve quhet ushr. Ushrin duhet ta japin edhe i pasuri edhe i varfëri. Por pasuria (prodhimi) për tregëti ose bagëtitë për tregëti nuk futen në të njëjten kategori. Për zeqatin më parë llogaritet borxhi që ka personi pastaj mbi pasurinë që i ngel bëhet llogaritja e zeqatit. Nëse e arrinë pasurinë e caktuar të zeqatit atëherë jep zeqat.
Ebu Hanife r.h thotë: “ Nga prodhimet që dalin nga toka për çdo mysliman është detyrë të japin një të dhjetën e atij prodhimi ose vlerën e sajë, ky mysliman qoftë i pasur apo i vafër nuk ka rëndësi.”
Ushrin mund ta marrin dhe i vafëri që ka dhënë ushrin por i pasuri nuk mund ta marrin ushrin.
ushri nuk ka nisab (sasi) kufizuese për tu obliguar me dhënien e tij. Ushri jepet një e dhjeta e prodhimit, ndërsa për ata që ujisin bimët me pagesë jepet një e njëzeta. Pra nuk llogaritet asnjë shpenzim tjetër në biimë përveç ujitjes. Obligimi i ushrit është bërë nga ajeti 141 i sures En’am ku thotë:
“Ai (All-llahu) është që krijoi kopshte (bimët e të cilave) të ngritura lart (në shtylla) dhe të rrafshta (të shtrira në tokë), edhe hurmet dhe drithërat me frute (shije) të ndryshme; (krijoi) ullinjtë dhe shegët e ngjashme (nga forma) e jo të ngjashme (nga shija). Hani frutat e tyre kur të piqen dhe ditën e korrjes (të vjeljes) së frutave jepeni atë pjesë që është obligim (të varfërve e nevojlive) dhe (hani-jepni) mos teproni, pse Ai nuk i do shkapërderdhësit.”
Pejgamberi a.s thotë: “ Për prodhimin që ujitet me shi jepet ushri i plotë ndërsa për ata që e ujisin me pagesë jepet gjysëm ushri.” (Nasbu’rr-Rraje)
Prodhimi që bëhet qoftë duke e punuar e qoftë në kodër pa e punuar nëse e konsumon atë pa dhënë ushrin e tij tek një mysliman i varfër bëhet i gjithi haram. Nëse e llogarit atë që ka ngrënë dhe pasi e nxjerrë gjithë prodhimin jep ushrin dhe për atë që ka ngrënë atëherë bëhet hallall i gjithë prodhimi. Nëse një person nuk jep ushrin e dhjetë kg grurë që ka nuk bëhet haram vetëm ajo kile që duhet të jepët por bëhet e gjitha haram. (Abdurrahman Imadi)




