Shkrime te ngjashme
PYETJE-PERGJIGJE
Kritika ndaj Ebu Hanifes dhe përgjigjet e tyre
Mosngritja e duarve në Namaz. Ja mbi 40 argumente pro medh’hebit hanefi
Zekati (Lëmosha Pastruese)
- E mërkurë, 16 Gusht 2011
- Shkruajtur nga Administrator
Bamirësia është një virtyt i nxitur nga të gjitha fetë hyjnore të shpallura më parë dhe nga të gjitha sistemet e tjera të besimit. Islami nuk e ndalon fitimin e pasurisë, gjë e cila është në natyrën e njerëzve, por Islami i nxit të pasurit ta ndajnë pasurinë e tyre me të varfërit. Allahu është i vetmi pronar i vërtetë i gjithçkaje, ndaj Ai u ka dhënë një farë të drejte edhe të varfërve në pasurinë e të pasurve, prandaj pretendimi i dikujt se çdo gjë që zotëron i përket atij dhe refuzimi për ta ndarë pasurinë me të varfërit, përbën në fakt sekuestrim të të drejtës së të varfërve dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Djalli ju frikëson nga varfëria dhe ju urdhëron për të këqija e Allahu ju garanton falje (mëkatesh) e begati; Allahu është dhurues i madh, Ai është i dijshëm. (Bekare 2:268) Allahu nga ana tjetër ka premtuar se pasuria nuk do të pakësohet kurrë për shkak të dhënies së lëmoshës. Thuaj: “S’ka dyshim se Zoti im është Ai që i jep furnizim të begatshëm atij që do nga robërit e vet dhe Ai ia pakëson atij, e çka do që të jepni, Ai e kompenson atë dhe Ai është dhuruesi më i madh. (Sebe 34:39) Zekati përbën një formë të detyrueshme bamirësie të marrë nga kursimet e një personi. Ai nuk është një taksë mbi të ardhurat, por një taksë mbi kursimet. Përfituesit më të mëdhenj të tij janë punëtorët e varfër të cilët nuk mund t’i plotësojnë të gjitha nevojat e tyre pa njëfarë ndihme shtesë, si dhe të mjerët të cilët nuk janë në gjendje të sigurojnë as edhe mjetet bazë të jetesës. Ai përdoret gjithashtu për të paguar borxhet e atyre të cilët nuk kanë mundësi t’i paguajnë vetë, për lirimin e skllevërve dhe të robërve të luftës. Zekati është gjithashtu një virtyt i rëndësishëm i muslimanëve dhe Allahu i paralajmëron ato që nuk e japin atë se do të kenë “një ndëshkim të dhimbshëm,” siç përshkruhet edhe në ajetin e mëposhtëm kur’anor. Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe japin zekatin, respektojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Të tillët do ti mëshirojë Allahu. Allahu është ngadhënjyes, i urtë. (Tevbe 9:71) Ata të cilët e ruajnë arin e argjendin e nuk e japin për rrugën e Allahut, lajmëroji për një dënim të dhimbshëm. (Tevbe 9:34)
Bamirësia shprehet në Islam në forma të ndryshme. Ndërsa sadakaja (bamirësia) është një akt vullnetar, zekati është një detyrim për çdo musliman i cili zotëron një nivel të caktuar pasurie. Fjala zekat rrjedh nga fjala tezekka që do të thotë “të pastrosh diçka.” Prandaj zekati nënkupton mbajtjen e pasurisë të pastër dhe të shenjtë duke u dhënë 2.5 përqind të saj të varfërve. Rrjedhimisht ky akt e bën besimtarin dhe pasurinë e tij të qëndrojë përherë në nivele pastërtie dhe sinqeriteti (Tevbe 9:103). Zekati është një shtyllë shumë e rëndësishme e praktikës Islame dhe kjo vërtetohet nga barazimi që i bëhet asaj me namazin, gjithsej 82 herë në Kur’an.




