Shkrime te ngjashme
PYETJE-PERGJIGJE
Kritika ndaj Ebu Hanifes dhe përgjigjet e tyre
Mosngritja e duarve në Namaz. Ja mbi 40 argumente pro medh’hebit hanefi
Kapitulli i Namazit
- E hënë, 06 Shkurt 2011
- Shkruajtur nga Administrator
Â
Fillimi i kohës së sabahut është kur del agu i dytë, bardhësia e shkëlqimit të shprëndarë nëpër qiell, dhe fundi i saj është koha para se të lind dielli. Koha e drekës fillon kur kalon dielli zenitin dhe përfundon, sipas Ebu Hanifes, kur bëhet hija e një sendi dy herë sa ai përveç hijes së zenitit. Kurse, Ebu Jusufi dhe Muhammedi thonë se koha e drekës del kur bëhet hija e sendit nje herë sa ai. Koha e iqindisë fillon kur del koha e drekës sipas dy mendimeve të cekura dhe përfundon derisa nuk perëndon dielli.
Koha e akshamit fillon kur perëndon dielli dhe përfundon me humbjen e shkëlqimit, bardhësisë së qiellit e cila pason skuqjen e horizontit. Ky është mendimi i Ebu Hanifes, ndërsa Ebu Jusufi dhe Muhammedi mendojnë se shkëlqimi në fjalë nënkupton ngjyrën e kuqëremtë e cila kaplon horizontin mbas perëndimit të diellit. Koha e namazit të jacisë fillon me humbjen e shkëlqimit dhe vazhdon gjer në lindjen e agut të dytë.
Â
Është mustehab të vonohet sabahu, dreka të falet verës më vonë e më herët dimrit. Iqindia është mustehab të vonohet gjersa nuk ndëron dielli, kurse të shpejtohet akshami dhe të vonohet jacia deri para një të tretës së natës. Për atë i cili ka shprehi namazin e natës, është mustehab të falë vitrin kah fundi i natës, por, nëse nuk mund të zgjohet, e fal vitrin para gjumit.
Â




