Shkrime te ngjashme
PYETJE-PERGJIGJE
Kritika ndaj Ebu Hanifes dhe përgjigjet e tyre
Mosngritja e duarve në Namaz. Ja mbi 40 argumente pro medh’hebit hanefi
Ezani
- E diel, 05 Shkurt 2011
- Shkruajtur nga Administrator
Ezani është sunne muekkede për pesë kohët e namazeve dhe për xhuman, por jo edhe për namazet tjera. Forma e ezanit është të thotë: „Allahu Ekber, Allahu Ekber…deri në fund. Ezani nuk përsëritet, vetëmse në ezanin e sabahut pas „Hajje ale’l-Felah“ thotë: „Es-Salatu Hajrun min’n-Neum“ dy herë.
Ikameti është njejt sikur ezani, me përjashtim se në të pas „Hajje ale’l-Felah“ thotë „Kad Kameti’s-Salah“. Ezani thirret ngadalë, kurse Ikameti bëhet më shpejt. Kur bëhet ezani dhe kameti kthehemi nga Kibleja. Kur mbërimë te „Hajje ale’s-Salah“ dhe „Felah“ kthejmë fytyrën në të djathtë e në të majtë. Ezani dhe ikameti thirren edhe për namazin e kaluar. Kur na kalon një namaz, për të bëjmë ezan dhe ikamet, ndërsa për namazin e dytë të kaluar kemi mundësinë të zgjedhim, të bëjmë edhe ezanin edhe ikametin për të, ose mjaftohemi vetëm me ikametin. Muezini duhet që ezanin dhe ikametin t’i bëjmë me abdest, kurse ezanin, edhe pse e bën pa abdest është e lejuar.Ndërkaq, ikameti është mekruh të bëhet pa abdest ose të thirr ezanin xhunub, i papastër. Ezani nuk thirret para se të hyjë koha e namazit, përpos ezanit të sabahut i cili për Ebu Jusufin, lejohet të thirret para kohës.
Â
Â




